Flet vajza shqiptare e përdhunuar nga Robinho: Ja çfarë ndodhi atë natë

Braziliani Robinho të hënën u dënua nga drejtësia italiane me 9 vite burg pasi në bashkëpunim me 5 persona të tjerë kishte përdhunuar një vajzë shqiptare. Ngjarja ka ndodhur më 22 janar të 2013 dhe në atë kohë viktima e përdhunimit ka qenë 22-vjeçe.

Në deklaratën përpara gjykatësve, vajza sipas mediave italiane, ka deklaruar se nuk ka qenë e vetëdijshme në atë moment, dhe më pas ka humbur plotësisht ndjenjat. Shqiptarja thotë se grupi e ka detyruar të kryejë disa herë marrëdhënie seksuale me forcë, në një garderobë, ku dhe kanë abuzuar me të.

“Kam shkuar në klub me dy miq të tjerë. Ata janë larguar kur agresorët më dehën dhe më pas unë kam humbur ndjenjat” – deklaron vajza shqiptare. Pala mbrojtëse e sulmuesit brazilian, gjithsesi, i ka hedhur poshtë këto akuza, dhe ka deklaruar se do ta çojë çështjen në apel.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?