FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fluks lëvizjesh në Qafë Thanë. Autoritetet doganore po punojnë me 4 sportele për të shmangur radhët

Aktualisht pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës po përballet me një fluks të lartë kalimesh nga drejtimi i Maqedonisë për në Shqipëri por edhe anasjelltas.

Ky fluks ka shkaktuar pritje të gjata që arrijnë deri në 40 minuta për mjetet që kalojnë në këtë pikë kufitare. Autoritetet doganore kanë rritur kapacitetin duke vendosur katër sportele për të përshpejtuar kalimin e automjeteve.

Ky fluks i lartë i automjeteve është i lidhur me periudhën e pushimeve por më së shumti me lëvizjen e shtuar të udhëtarëve që po shfrytëzojnë këtë pikë kalimi për të bërë pazaret e tyre për shkak të çmimeve të lira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, autoritetet doganore janë duke monitoruar situatën për të reduktuar pritjet e gjata dhe për të menaxhuar fluksin e udhëtarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?