FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Flutura Kusari paralajmëron: Nuk do ndalemi, mbështetja për gazetarët do jetë më e fuqishme

Këshilltarja ligjore e  Qendrës Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF), Flutura Kusari e dënoi ashpër vendimin e deputetëve për miratimin e paketës antishpifje.

Kusari tha se nuk do ndalen me kaq por së bashku me organizata ndërkombëtare do të bëhen bashkë për të protestuar.

Ajo shtoi se mbështetja e organizatës për gazetarët do të jetë edhe më e fuqishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Flutura Kusari: “E dënojmë këtë veprim të deputetëve të Parlametit Shqiptar. nëse hyjnë në fuqi do cenojnë lirinë e medias dhe do të pamundësojnë të bërit gazetari në Shqipëri. Shumë kolegë nga organizata të ndryshme ndërkombëtare ishin të shqetësuar me zhvillimet dhe pyesin se çfarë po ndodh. 

Swiss Digital Mobile Reklama

I bashkangjitemi kërkesës së organizatave vendore që ti drejtohemi Presidentit për dekretojë ligjin. Po ashtu ne  po organizohemi me organizata ndërkombëtare për të protestuar. Nuk do ndalemi këtu. Mbështetja jonë për gazetarët këtu është bërë me e fuqishme sepse kemi arsye tani.”

Çipa thirrje kolegëve: Mos bini në nivelin e Ramës. Ka edhe një mesazh për kryeministrin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?