FMN: Shqipëria do ketë rritjen më të lartë në rajon

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se vitin e ardhshëm Shqipëria do të rikthehet të jetë ekonomia me rritjen më të shpejtë në Ballkan.

FMN-ja sapo ka publikuar raportin mbi zhvillimet ekonomike në Europën Qendrore dhe atë Juglindore.

Sipas raportit, cituar nga Top-Channel, prodhimi kombëtar i Shqipërisë do të rritet vitin e ardhshëm me 3.7%, duke lënë pas të gjitha ekonomitë e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat do të kenë një rritje më të ulët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Madje, sipas FMN-së, rritja e parashikuar ekonomike për Shqipërinë do të jetë e dyta më e larta në të gjitha vendet ish-komuniste të Europës Lindore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm Rumania parashikohet të ketë një rritje ekonomike lehtësisht më të lartë se Shqipëria, me 3.8%, ndërsa në të gjitha vendet e tjera prodhimi do të rritet më ngadalë.

Megjithatë, edhe pse rikthehet në krye të rajonit, sërish rritja ekonomike e vendit mbetet më e ulët nga ajo e viteve të para krizës, kur prodhimi kombëtar është rritur mesatarisht me 6% në vit.

Sipas FMN-së, ekonomia shqiptare pritet të përshpejtohet gradualisht deri në 4.2%, ndërsa normat e rritjes përpara krizës nuk mund të arrihen më për shkak se bota ka hyrë në një normalitet të ri ekonomik, ku të gjitha vendet rriten më ngadalë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?