Formalizimi i fermerëve – Të regjistruar janë 9% e totalit ose 32% e familjeve

Më pak se 9% e fermerëve shqiptarë rezultojnë të formalizuar. Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregojnë se numri i fermerëve të regjistruar me një numër unik identifikimi të subjektit ka arritur në afro 41 mijë.

Ndërkohë, Instituti i Statistikave raporton se numri i të punësuarve në fshat në mesin e këtij viti ishte rreth 462 mijë. Raporti mes fermerëve të regjistruar me numrin e personave të punësuar në fshat tregon se rreth 8.8%e fermerëve kanë një aktivitet bujqësor të formalizuar.

Megjithatë, ky raport mund të ketë nevojë për një interpretim. Statistikat administrative llogarisin si të punësuar në bujqësi çdo person në moshë pune që jeton në fshat. Këtu mund të përfshihen disa persona brenda të njëjtës familje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kuptueshëm, jo të gjithë anëtarët e familjes mund të regjistrohen si biznes bujqësor, ndaj shkalla e formalizimit mund të llogaritet edhe kundrejt numrit të familjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po të kemi parasysh se një familje ka mesatarisht 3.7 persona, numri i familjeve të angazhuara në bujqësi është rreth 125 mijë familje. Sipas këtij raporti, shkalla e formalizimit të familjeve që merren me bujqësi është rreth 32%.

Megjithatë, edhe ky raport ka një marzh të caktuar gabimi, sepse familja mesatare përfshin edhe persona që nuk janë në moshë pune. Regjistrimi i fermerëve është një proces i nisur në vitin 2015.

Regjistrimi është kusht i domosdoshëm për përftimin nga skemat e subvencioneve, por edhe kusht për të përfituar akses në kredi nga institucionet financiare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?