FOTO/ I gjetën në banesë 5 kg kanabis, pranga 34-vjeçarit në Mallakastër (Emri)

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
Njoftimi i policisë
Mallakastër Sekuestrohen 5 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Arrestohet në flagrancë poseduesi. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: -Arsen Kapllanaj, 34 vjeç, banues në fshatin Graçie, Mallakastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.


