
Tensione të forta janë regjistruar në qendër të Tiranës, ku janë hedhur molotovë në drejtim të forcave të Policisë së Shtetit. Situata është tensionuar në zonën e sheshit “Skënderbej”, ku efektivët e policisë kanë bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet, duke kufizuar lëvizjen në këtë pjesë të kryeqytetit.


