
Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome i qëlluar nga Policia gjatë protestës së 24 tetorit, ka ndarë me ndjekësit e tij një mesazh lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Aktualisht, ai ndodhet në Romë të Italisë, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale me qëllim ruajtjen e shikimit.
Përmes një postimi në Instastory, Vishkulli ka përcjellë një mesazh shprese dhe besimi, duke shkruar: “Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë nuk është e pamundur”. Mesazhi i tij vjen pas ditëve të vështira që ka kaluar që prej momentit kur u plagos gjatë protestës, ndërsa vijon të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në Itali.
Plagosja e të riut gjatë protestës së 24 tetorit ngriti shqetësime për gjendjen e tij shëndetësore, veçanërisht për rrezikun që i kanosej shikimit. Për këtë arsye, ai u dërgua në Romë, ku iu nënshtrua një operacioni për të bërë të mundur trajtimin e dëmtimit në sy dhe për të shmangur humbjen e shikimit. Deri më tani, mesazhi i publikuar prej tij shpreh shpresë dhe besim për përballimin e kësaj situate të vështirë.
Ndërkohë, një ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi mbulimin e shpenzimeve të mjekimit për Erjon Vishkullin, në vlerën prej 5 milionë lekësh. Vendimi synon të sigurojë financimin e trajtimit të tij mjekësor, pas dëmtimit që pësoi gjatë protestës.
Qeveria shpall vendimin për Erjon Vishkullin, zbulohet shuma monetare për operacionin

