FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fotot e fundit të George Michael

Këngëtari me famë botërore George Michael, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare.

Ikona e muzikës pop është gjetur i vdekur në ditën e Krishtindjeve në banesën e tij në Goring, Oxfordshire.

Sipas informacioneve nga mediat ndërkombëtare, 53-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Lajmin e vdekjes së këngëtari të njohur e ka bërë me dije menaxheri i tij në një njoftim për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këngëtari  vuante nga pneumonia që prej vitit 2011, por megjithatë rrethanat në të cilat ka ndërruar jetë janë ende të paqarta.

Swiss Digital Mobile Reklama

George Michael ka shitur më shumë se 100 milion albume në mbarë botën në një karrierë që përfshin katër dekada – por jeta e tij në vitet e fundit është shoqëruar shpesh me polemika për shkak të prirjeve të tij seksuale.

Disa nga këngët e tij më të njohura janë Wake Me Up Before You Go Go (With Wham!) – 1984, Freedom (With Wham!) – 1984, Careless Whisper – 1984, I’m Your Man (With Wham!) – 1985 etj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?