Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 11:19 Rama flet në Kuvend: Buxhet historik, ulet kostoja e jetesës Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend për buxhetin e vitit 2027, teksa tha se ai është historik, pasi për herë të parë prek…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Françesku: në botën e lodhur nga lufta, të kërkosh paqen është detyrë e domosdoshme

Aktualitet E diel, 8 Dhjetor 2024 12:58
Françesku: në botën e lodhur nga lufta, të kërkosh paqen është detyrë e domosdoshme
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Në audiencën me 11 ambasadorë të rinj jo rezidentë, Françesku u kërkon të gjejnë zgjidhje “globale dhe afatgjata” për të mbjellë “një të ardhme shprese” përballë ndryshimeve klimatike, konflikteve dhe migrimit. “Neutraliteti pozitiv” i Selisë së Shenjtë dhe vëmendja ndaj etikës.

R.SH. / Vatikan

Njëmbëdhjetë ambasadorët jorezidentë të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm pranë Selisë së Shenjtë, që vijnë nga India, Jordania, Danimarka, Luksemburgu, Ruanda, Turkmenistani, Algjeria, Bangladeshi, Zimbabveja dhe Kenia, i paraqitën sot letrat e tyre kredenciale Papës Françesku.

Çast kritik për diplomacinë ndërkombëtare

“Merrini përgjegjësitë tuaja të reja në një çast kritik për diplomacinë ndërkombëtare”- me këto fjalë i priti Papa në audiencë, në Sallën Klementine, njëmbëdhjetë ambasadorët, duke kujtuar, më pas, problemet e shumta që prekin familjen njerëzore dhe që kërkojnë “veprim të bashkërenditur nga ana e të gjithëve”:

Mendoj posaçërisht për efektet e vazhdueshme shkatërrimtare të ndryshimeve klimatike, të cilat prekin veçanërisht vendet në zhvillim dhe anëtarët më të varfër të shoqërisë; mendoj për konfliktet e armatosura, të cilat shkaktojnë vuajtje të papërshkrueshme për shumë nga vëllezërit dhe motrat tona; e edhe për gjendjen e rëndë të migrantëve dhe refugjatëve të panumërt që ikin nga vendlindja, në kërkim të një ardhmërie më të mirë për familjet e tyre.

Favorizoni dialogun dhe respektin e të drejtave të çdo njeriu e çdo populli

Këto nuk janë çështje të thjeshta apo të lehta për t’u zgjidhur – shtoi Françesku – por më tepër çështje që kërkojnë “zgjidhje globale dhe afatgjata”, për të cilat “puna e durueshme e diplomacisë ka vlerë të madhe”.

Ndërmjet vështirësive, humbjeve, përleshjeve të armatosura dhe pretendimeve kontradiktore për të qenë në anën e ligjit, bashkësia ndërkombëtare nuk mund të heqë dorë nga detyra e saj për të kërkuar paqen duke nxitur dialogun, pajtimin, mirëkuptimin reciprok, respektimin e dinjitetit dhe të drejtave të të gjithë njerëzve dhe popujve si dhe kërkesat e së drejtës ndërkombëtare.

Selia e Shenjtë ndjek të mirën e përbashkët, jo objektivat politike dhe ushtarake

Një theksim të veçantë Papa e ruajti për diplomacinë e Selisë së Shenjtë, natyra dhe misioni i së cilës – shpjegoi – është “të promovojë dialogun në shërbim të së mirës së përbashkët, pa ndjekur objektiva politike, tregtare apo ushtarake”:

Përmes “neutralitetit pozitiv” – dhe nuk them “neutralitetit”, po them “neutralitetit pozitiv” – ajo synon të kontribuojë në zgjidhjen e konflikteve dhe çështjeve të tjera duke nxjerrë në pah dimensionin e tyre të brendshëm etik.

Punoni me maturi, durim dhe këmbëngulje

Edhe pse – shton Françesku – historia tregon se përpjekjet diplomatike “të matura, të durueshme dhe këmbëngulëse”, të frymëzuara “nga respekti reciprok, vullneti i mirë dhe bindja morale”, mund të sjellin shumë përparim në zgjidhjen e situatave “në dukje të pazgjidhshme”. Është fjala, shton, për të bërë një “minuet”, apo “një hap të vogël”, për të krijuar një harmoni”.

Mund t'ju interesojë

Batuta e Ramës: Sali, lidh brekët dhe ik tani!

Batuta e Ramës: Sali, lidh brekët dhe ik tani!

Para 24 minutash
Rreth 20 anëtarë të fisit të izoluar Awá shfaqen në një fshat në Amazonë: kërkuan patate të ëmbla dhe u kthyen në pyll

Rreth 20 anëtarë të fisit të izoluar Awá shfaqen në një fshat në Amazonë: kërkuan patat...

Para 28 minutash
Turqia zyrtarizon pesë marrëveshje ndërkombëtare: Nga tregtia e lirë me Ukrainën te pritja e avionëve të Katarit

Turqia zyrtarizon pesë marrëveshje ndërkombëtare: Nga tregtia e lirë me Ukrainën te pri...

Para 29 minutash

Guximi dhe fryma krijuese

Duke kujtuar vitin e ri që po vjen dhe jubileun e afërt, Papa inkurajon njëmbëdhjetë ambasadorët ta ruajnë “me guxim dhe frymë krijuese” miqësinë, bashkëpunimin dhe dialogun në shërbim të paqes:

Veprimtaria juaj, shpesh e matur dhe e fshehur, do të ndihmojë në mbjelljen e farave të një ardhmërije shpresëdhënëse për botën tonë të lodhur nga lufta.

Së fundi, Françesku siguron diplomatët e rinj për mbështetjen e Sekretarisë së Shtetit dhe të Dikastereve e të zyrave të tjera të Kuries Romake.

Disa të dhëna për marrëdhëniet diplomatike

Aktualisht janë 184 shtete që kanë marrëdhënie të plota diplomatike me Selinë e Shenjtë (të dhënat nga janari 2024). Këtyre u duhen shtuar Bashkimi Evropian (BE) dhe Urdhri Sovran Ushtarak i Maltës (SMOM). Janë 91, misionet diplomatike të akredituara në Selinë e Shenjtë me seli në Romë, duke përfshirë ato të BE-së dhe SMOM-it dhe të Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR).

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama flet në Kuvend: Buxhet historik, ulet kostoja e jetesës
Para 12 minutash

Rama flet në Kuvend: Buxhet historik, ulet kostoja e jetesës

Brajan Gruda “çmend” Gjermaninë, “Bild” e krahason me Wirtz
Para 16 minutash

Brajan Gruda “çmend” Gjermaninë, “Bild” e krahason me Wirtz

Batuta e Ramës: Sali, lidh brekët dhe ik tani!
Para 24 minutash

Batuta e Ramës: Sali, lidh brekët dhe ik tani!

Rreth 20 anëtarë të fisit të izoluar Awá shfaqen në një fshat në Amazonë: kërkuan patate të ëmbla dhe u kthyen në pyll
Para 28 minutash

Rreth 20 anëtarë të fisit të izoluar Awá shfaqen në një fshat në Amazonë: kërkuan patate të ëmbla dhe ...

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 13 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 12 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 16 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

4 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 14 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.