Galdini nis takimet me krerët e partive joparlamentare!

Arian Galdini i LDE ka nisur ditën e sotme një tur takimesh me krerë të partive joparlamentare.

Pedagogu Galdini e ka konsideruar si një mision madhor civil dhe politik përpjekjen për të ndikuar tek faktorët e brendshëm dhe ndërkombëtarë politikë e diplomatikë që në Shqipëri të realizohen zgjedhje të lira dhe të barabarta.

Ditën e djeshme, Kryetari i LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë ka paraqitur një Platformë të kësaj partie për çlirimin e zgjedhjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë sot ka vijuar me takime me krerë të partive joparlamentare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në takimin e zhvilluar me Kryetarin e PAD z. Eduart Abazi, pasi i ka prezantuar Platformën e LDE për çlirimin e zgjedhjeve, Arian Galdini është shprehur se:
Ka një arrogancë të pashoqe të Partive Parlamentare sidomos të Partive Kryesore të Shumicës dhe Opozitës, PD dhe PD, nëpërmjet së cilës duan të na demonstrojnë fuqinë e tyre dhe faktin se Kodin Elektoral dhe Proçeset Zgjedhore në Shqipëri e për rrjedhojë të gjithë lojën politike e komandojnë dhe kontrollojnë plotësisht ata.
Pasi kanë vrarë demokracinë e brendshme partiake, tani kanë dalë me këtë Komisionin Parlamentar të Reformës Zgjedhore, të cilin e përdorin si kobure të stolisur me hojne juridike e fikserësh, për të asgjësuar pluralizmin politik, garën, konkurueshmërinë, pjesëmarrjen dhe lirinë e barazinë e zgjedhjeve. Madje ngrenë pluhur propagande shpotitëse a thua se fajet qê punët shkojnë keq në vendin tonë, i kanë këto partitë joparlamentare që janë shtuar si kërpudhat. E vërteta është se në Shqipëri ka shumë parti sepse ka pak demokraci. Ka pak demokraci partiake e ka pak demokraci zgjedhore. Që mos të ketë shumë parti, nuk ka pse PD e PS të vrasin demokracinë. Duhet vetëm demokracinë të zhvillohet brenda tyre e në vend. Këta janë bërë si gjahtarët e Bashkisë, të cilët ngase nuk i trajtojnë dot qentë, i helmojnë ose vrasin me pushkë. Paradoksi qëndron në faktin se të vetmit fajtorë për çdo keqbërje, plaçkëbërje, krim, vjedhje, korrupsion, fëlliqësi e zullum të ndodhur në këtë vend janë pikërisht partitë parlamentare dhe qeverisëse. Asnjë e keqe nuk i ka ardhur Shqipërisë nga Partitë joparlamentare sepse kurrë nuk kanë pasur gjë në dorë. Çdo e keqe i ka ardhur Shqipërisë nga partitë parlamentare dhe qeverisëse në këto 27 – 28 vite.
Në këto kushte ne partitë joparlamentare duhet të zgjedhim nëse do lejojmë Konsensusin Negativ PD – PS për të na vrarë e për të na çuar në varrezën e demokracisë pa nderime apo do të qëndrojmë e rezistojmë e luftojmë fort. Demokracia dhe Liria nuk dhurohen. Duhet luftuar për to. LDE e ka një plan dhe fton të gjitha Partitë Joparlamentare që ta dëgjojnë e ti bashkohen këtij plani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?