FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gazetari Lita: “Çunat” e Dubait mbërritën në Durrës për fushatën e PS!

Në Dubai strehohen kapot më të forta të krimit të organizuar shqiptar.

Gazetari Lavdrim Lita tha në emisionin Now në Euronews Albania se persona të inkriminuar të shpallur në kërkim në Dubai kanë ardhur në Durrës në ndihmë të fushatës së PS.

Sipas tij, këta persona po bëjnë  aktivitet të përditshëm elektoral në Durrës pasi sondazhet e nxjerrin kandidatin e PS vetëm 3 mijë vota në avantazh nga kandidati i opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çunat nga Dubai kanë ardhur dje në Durrës sepse sondazhet e jepnin shumë keq PS, me vetëm 3 mijë vota përpara. Kanë ardhur në Durrës çunat, po bëjnë aktivitet të përditshëm elektoral. Ata që janë në Dubai, në kërkim, janë kthyer dje dhe veprojnë në terren. Po them i bindur në burimet e mia 100 për qind, çunat e Dubait janë aktivë në Durrës. Kanë ardhur dje, kanë hyrë në punë se PS është vetëm 3 mijë vota para kandidatit të opozitës”, tha gazetari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo që gazetari Lita dëshmoi është një alarm i madh për shtetin dhe sidomos për SPAK-un.

Kjo tregon se edhe këto zgjedhje do të “paketohen” nga çunat e Dubait!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?