Gjakmarrja ngujon shqiptarët, Tirana kryeson

Gjakmarrja vijon të ngujojë shqiptarë. Tirana, qyteti me numrin më të madh të personave të vrarë me “kanun”. Fenomeni i gjakmarrjes ka qenë pjesë e pandashme e shoqërisë shqiptare, kryesisht në trevat veriore të vendit. Sipas sociologëve ai vijon të jetë një fenomen mjaft i ndeshur dhe shqetësues, edhe pse vendi ynë aspiron të bëhet pjesë e BE-së.

Kreu i këtij komiteti, Gjin Marku thekson janë të ngujuar qindra fëmijë që mbeten të paarsimuar apo qindra kryefamiljarë që nuk kanë mundësi të punojnë. Sipas Markut, moszbatimi i urdhrave të mbrojtjes të lëshuar nga gjykatat për persona të ndryshëm në konflikt, është bërë shkak për ngujimin e tyre.

Sipas raportit të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar gjatë viteve të fundit për shkak të gjakmarrjes dhe hasmërive janë vrarë 69 persona në vitin 2017, 74 të tjerë gjatë 2018 dhe gjatë muajve të parë të këtij viti, 34 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetet me numrin më të madh të personave të vrarë për gjakmarrje janë Tirana dhe Shkodra, e pas tyre, me një numër të vogël, renditen: Fieri, Vlora, Berati, Durrësi dhe Elbasani. Disa nga Bashkitë me problematike për numrin e të vrarëve në rang vendi janë Tirana me 26% dhe Shkodra me 20%, ndërsa të tjerat me 4 %.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?