Gjendet një pistoletë te diga, arma që u përdor për vrasjen e Artan Cukut?

Prej 24 orë grupi hetimor që po ndjek zbardhjen e vrasjes së ish-kryepolicit Artan Cuku është fokusuar në ekspertimin e një pistolete të gjetur pranë digës së liqenit në Tiranë.

Pistoleta është gjetur nga një pastrues i cili menjëherë ka njoftuar policinë e cila pasi e ka marrë armën e ka dërguar për ekspertim balistik në laboratorin e policisë shkencore.

Burime për ReportTv bënë me dije se arma është pistoletë Beret në gjendje pune teknikisht dhe dyshohet se në vendin që është gjetur qëndronte prej disa javësh dhe pritet që ekspertiza të zbardh nëse është apo jo një nga armët e përdorura për vrasjen e Cukut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një largësi prej 1 kilometër ku u gjet pistoleta është dhe vendi ku ekzekutua ish kryepolici Artan Cuku në hyrje të pallatit të tij në rrugën e kosovarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë krim në pranga është Mikel Shallari i cili sipas prokurorisë është autori i vrasjes dhe është ndihmuar nga persona të tjerë për të fshehur armën e krimit./shqiptarja.com

gjendet pistolete te diga

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?