“Gjithçka për 10 minuta”, banorët e Himarës rrëfejnë tmerrin e zjarrit: U dogjën shtëpi

Banorët e Himarës kanë përjetuar momente paniku gjatë mbrëmjes së djeshme, pasi një zjarr masiv përfshiu zonën dhe u përhap me shpejtësi në drejtim të banesave.

Flakët avancuan brenda pak minutash, duke detyruar banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Një prej tyre e përshkruan situatën si një “tmerr”, ndërsa tregon se zjarri zbriti nga pjesa e sipërme e zonës dhe shumë shpejt iu afrua banesave.

“Nuk e di si ndodhi. Erdhi zjarri nga lart, pak nga pak. Erdhën policët dhe na nxorën nga banesa. Zjarri ka ardhur për 10 minuta”, tregon banorja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas saj, flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërsa disa prej banesave të banuara janë përfshirë nga zjarri.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shtëpi janë djegur, ishin shtëpi të banuara. Është përvëluar çdo gjë. Policia na dha ndihmën e parë dhe na ndihmuan”, rrëfen ajo.

Banorët përshkruajnë momente të vështira, teksa përhapja e shpejtë e flakëve i ka detyruar të largohen me urgjencë nga banesat, ndërsa pasojat e zjarrit kanë lënë pas dëme të mëdha materiale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?