Gjonaj: Të miratohet me urgjencë ligji për Magjistraturën

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka kërkuar që të miratohen dy ligjet për Shkollën e Magjistraturës dhe emërimin e magjistratëve të rinj. Gjonaj tha se pa miratimin e këtyre ligjeve për të cilat kërkohen 84 vota në Parlament është e pamundur që Shkolla e Magjistraturës të hapë vitin e ri akademik. Deklaratat e saj u bënë gjatë raportimit vjetor në komisionin e Ligjeve.

Deklarata e Ministres Gjonaj

Për sa i përket ligjit të Shkollës së Magjistraturës, ju keni qenë prezentë këtu, ministri i Drejtësisë ka autorizuar zv/ministrin të jetë prezent gjatë diskutimeve për ligjin. Ka shumë rëndësi që të zgjidhen të dyja çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimet e propozuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

E para që t’i jepet mundësia Shkollës së Magjistraturës që të hapë vitin e ri shkollor, ku ne themi që po heqim nga sistemi gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe t’u jepet mundësia të hyjnë në këtë shkollë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse ky ndryshim ligjor nuk miratohet, atëherë është e pamundur që Shkolla e Magjistraturës të hapë vitin e ri akademik dhe e dyta ka të bëjë me kategorinë e kandidatëve për magjistratë që kanë mbaruar studimet këtë vit. Në konsideratat e mia, jo vetëm që është e ligjshme, por duhet patjetër kur gjyqtarë dhe prokurorë po na dalin nga sistemi ose duke dhënë dorëheqjen apo nuk kalojnë procesin e Vetting-ut.

Nga propozimet nuk ka asnjë risi, shjesht kërkohet të shtyhet periudha tranzitore e ligjit për t’u zbatuar dhe pritjen e ngritjes së institucioneve të reja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?