Gledis Nano: Kemi vënë në pranga 7 persona për trafikim lëndëve narkotike, sekuestrim armësh dhe automjetesh
Kreu i policisë së Shtetit, Gledis Nano në një konferencë të përbashkët me përfaqësuesit e policisë spanjolle ka deklaruar se deri më tani janë arrestuar 7 persona për trafikimin e lëndëve narkotike.
Sipas Nanos, në bashkëpunim me policinë spanjolle kanë kryer hetime të fokusuara kundër grupeve kriminale të prodhimit dhe trafikimit të narkotikëve, kontrabandimit të emigrantëve, pastrimit të parave, vjedhjeve të banesave etj. Ai vuri në dukje se janë sekuestruar sasi të konsiderueshme bimësh e lëndësh narkotike, armë zjarri, para cash dhe automjete. Ndërsa në Shqipëri janë sekuestruar edhe pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe janë bllokuar aktivitete tregtare.

