Gomonia me 1.6 ton drogë, oficeri grek: Në survejim që nga gushti 2017

Mediat greke vazhdojnë të zbulojnë detaje mbi aferën e trafikimit të 1,6 tonë droge që u kap në gomonen e nisur nga Shqipëria, të shtunën e kaluar. Autoritetet vendase kishin rënë në gjurmë të rrjetit që prej gushtit të këtij viti.

Kështu rezulton nga deponimi i një oficeri të policisë bregdetare, pjesëtar i njësisë anti drogë.

“Në fillim të gushtit 2017, në shërbimin tim mbërriti informacioni se pajtimtarë të telefonisë celulare greke dukej se merrnin pjesë aktivisht në një organizatë ndërkombëtare që trafikonte sasi të mëdha narkotikësh, me skafe të fuqishëm”, vë në dukje oficeri i policisë bregdetare greke.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, personi i përgjuar, me inicialet S.K., ishte një biznesmen, banor në Glyfada dhe pronar i një restoranti birrarie në ishullin Mykonos.

Swiss Digital Mobile Reklama

Biznesmeni  të cilit i referohet në dëshminë e vet oficeri i antidrogës, është Spiros Kardamis, dhe restoranti i tij luksoz në Mykonos e ka emrin “Olla”.

Hetimet kanë rezultuar se Kardamis është pronar i tre prej skafeve që janë përdorur nga trafikantët.

Një prej këtyre skafeve ishte dhe ai që u kap mbrëmjen e 25 nëntorit në ujërat e ishullit Kea.

Skafi ndodhej në survejim që kur kishte dalë i rimorkuar nga një parking në Porto Rafti, më 24 nëntor. Ai ishte lëshuar në ujë në Agia Marina. Pastaj skafi, me tre persona në bord ishte larguar për në drejtim të panjohur.

“Nga ana e shërbimit antidrogë u aktivizua planizimi operacional dhe skafi u interceotua rreth orës 15,15 të 25 nëntorit në kanalin e Korfuzit, me drejtim brigjet shqiptare”, deponon oficeri i policisë bregdetare.

Në deponimin e tij jepen të dhëna nga përgjime telefonike, dhe përmenden shumë iniciale që u përkasin pjesëtarëve të rrjetit, por nuk thuhet gjë mbi përkatësinë nacionale të tyre. Gjithsesi, lihet të kuptohet se disa prej tyre janë shqiptarë.

/ora news

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?