Habit partizani: Kam vrarë me dorën time 300 gjermanë, mes tyre edhe Hamit Matjanin (VIDEO)

Veteranë të luftës nacional-çlirimtare në Shkodër ashtu si çdo 29 Nëntor kanë kryer homazhe pranë varrezave të dëshmorëve, por mes tyre më entuziasti ka qënë një veteran i moshuar.

Partizan në kohën e luftës me fashistet italianë e nazistët gjermanë, siç shprehet në videon e siguruar ai thotë se ka vrarë me dorën e tij 300 gjermanë, e mes tyre Hamit Matjanin.

“…Për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut tonë kundra okupatorëve fashistë italianë dhe nazistëve gjermanë, e të tjerëve që deshën të hanin me një kafshatë Shqipërinë, por nuk e gjetën atë, gjetën vetëm plumbin…se kam vrarë 300 gjermanë unë, kam vrarë Hamit Matjanin me dorën time”,- thotë veterani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?