Hapja e dosjeve, marrëveshje mes institucioneve për mbrojtjen e të dhënave personale

U zhvillua sot ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjessë bashkëpunimit mes Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit dhe Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Dokumenti është firmosur nga titullarët e institucioneve, Gentiana Sula dhe Besnik Dervishi.

Kjo marrëveshje është një instrument për më shumëtransparencë, si një model për shoqërinë e hapur dhe demokratike, ku të drejtat dhe liritëe njeriut përbëjnë themelin e saj solid. Zyra e Komisionerit është e angazhuar që tëshkëmbejë njohuritëdhe praktikat më tëpërparuara nëmbrojtje të të dhënave personale. Ndërsa, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit, si një institucion i ri, garanton se këtë proces do ta përmbushë në respekt të plotë të privacisë së individit, pa cenuar interesin publik.

 Kreu i Autoritetit, znj. Sula, vlerësoi se “kjo marrëveshje do tësigurojë se procesi i informimit mbi dokumentet e ish-Siguritmit të Shtetit, për të cilin ka pritshmëri dhe sensibilitet të lartë, do të kryhet me standarde maksimale”. Nga ana e tij, Komisioneri Dervishi theksoi se “legjislacioni në fuqi, për fushat e kompetencave që mbulojnë të dy institucionet,garanton mbikëqyrjen e plotë të zbatimit të të drejtave të individit në një shoqëri demokratike në zhvillim”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Marrëveshje parashikon, gjithashtu, dhënien e opinioneve për hartimin e akteve të ndryshme ligjore e nënligjore; shkëmbimin e informacioneve në funksion të veprimtarisë respektive të institucioneve tona;organizimin e aktiviteteve të përbashkëta apo përgatitjen dhe shkëmbimin e botimeve.Një aspekt me rëndësi në këtë marrëveshje është edheprogrami i transparencës së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit, duke marrë në konsideratë specifikën e institucionit dhe ku Zyra e Komisionerit do të asistojë hartimin e tij. Marrëveshja promovon kulturëne gjithëpërfshirjes  për njohjen dhe ushtrimin e të drejtave të qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?