FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Harry Bajraktari: Kriza e tmerrshme. Rama i papjekur, të tërhiqet

Aktivisti më i njohur i çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari, i nderuar dhe nga Kongresi Amerikan, gjatë një interviste në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj kryeministrit, Edi Rama.

“Se sa i papjekur është Kryeministri Rama, e ka treguar me rastin e zgjedhjes se Presidentit Tramp, me deklaratat tepër të pamençura. Kushdo që zgjidhet në Amerikë është zgjedhje e popullit amerikan dhe ne si shqiptar duhet vetëm të shohim se si të bëhemi mik me të. Kriza në Shqipëri është e tmerrshme. Shumica duhet të lëshojë pe. Shumica e ka përgjegjësinë te mos e djegë vendin”, – është shprehur Bajraktari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?