Tensionet në protestë, arrestohen 56 persona dhe procedohen 97 të tjerë
56 protestues janë vënë në pranga për aktet e dhunshme të së enjtes, ndërsa 97 ndodhen nën hetim. 16 nga të arrestuarit janë të mitur të moshave 15-17 vjeç, ndërsa pjesa tjetër janë 18-43 vjeç. Ditën e djeshme janë lënduar 24 efektivë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta punonjësit e Policisë, dëmtuan godina institucionesh shtetërore, biznese, banka, sinjalistikë rrugore dhe prona publike e private, si dhe dogjën automjete policie gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen 56 shtetas, procedohen penalisht 97 të tjerë.
Gjatë tubimit të zhvilluar dje, disa pjesëmarrës kanë ushtruar akte dhune, duke hedhur gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve shtetërore.
Gjithashtu, kanë shkatërruar dhe dëmtuar biznese, banka, sinjalistikë rrugore, godina institucionesh shtetërore dhe prona të tjera publike e private, si dhe kanë djegur automjete të Policisë.
Gjatë këtyre akteve të dhunshme, janë kundërshtuar dhe goditur me sende të forta punonjësit e Policisë së Shtetit, gjatë ushtrimit të detyrës.
Si pasojë e akteve të dhunës, janë dëmtuar 24 punonjës të Policisë, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, në drejtimin e Prokurorisë, u arrestuan 56 shtetas dhe nisi procedimi penal për 97 shtetas të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në veprimet e kundërligjshme gjatë tubimit.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan shtetasit: N. V., 23 vjeç; L. A., 24 vjeç; E. M., 32 vjeç; D. T., 21 vjeç; E. N., 21 vjeç; Xh. K., 22 vjeç; E. Sh., 22 vjeç; M. N., 21 vjeç; H. D., 22 vjeç; F. D., 32 vjeç; L. M., 37 vjeç; E. D., 22 vjeç; I. K., 20 vjeç; E. D., 25 vjeç; E. Q., 20 vjeç; S. D., 24 vjeç; F. M., 25 vjeç; I. G., 36 vjeç; Xh. K., 22 vjeç; M. K., 20 vjeç; K. K 39 vjeç,P. K., 21 vjeç; F. T., 18 vjeç; L. V., 32 vjeç; A. S., 19 vjeç; M. A., 32 vjeç; R. Ç., 19 vjeç; I. D., 26 vjeç; B. B., 19 vjeç; E. M., 20 vjeç; A. L., 22 vjeç; F. Gj., 21 vjeç; K. G., 20 vjeç; P. G., 23 vjeç; Z. S., 43 vjeç; L. C., 22 vjeç; E. P., 18 vjeç; D. Sh., 19 vjeç; A. B., 20 vjeç; G. M., 29 vjeç si dhe 16 shtetas të mitur të moshave 15-17 vjeç.
Policia vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjeve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

