Harta/Priten shira, ja qytetet që rrezikohen nga përmbytjet (FOTO)
Instituti i gjeoshkencave, energjisë, ujit dhe mjedisit ne buletinin me të fundit të rreziqeve natyrore njofton për situatën që pritet ditën e nesërme dhe pasnesërme.
Këto dy ditë pritet të ketë reshje të dendura shiu, ndërsa zonat që rrezikohen nga përmbytjet janë, Tirana, Lezha, Durrësi, Korça, Berati, Vlora, Fieri dhe Gjirokastra. Kjo për shkak të gjendjes së kanalizemeve dhe për shkak të daljes së lumenjve nga shtrati.
Qarqet më të rrezikuara janë Fieri dhe Vlora. Ka mundësi të lartë për përmbytje në basenet e lumenjve Vjosa dhe Seman.
Sipas Institutit përgjatë datave 30.11.2017 dhe 01-02.12.2017 priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë.


