Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 12:03 Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami Myrto Uzuni ishte në qendër të vëmendjes në kampionatin amerikan, ku realizoi dy gola në fitoren 2-1 të Austin FC ndaj Sporting Kansas City.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
Lajmet e fundit
Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Hartat e rralla 500-vjeçare ekspozohen në Kryeministri

Aktualitet E mërkurë, 18 Gusht 2021 06:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një ekspozitë me harta që datojnë nga shek XV deri në shek XVIII është hapur në COD, nga koleksionisti kosovar Afrim Ethemi.

Ekspozita titullohet “Hartografia europiane dhe territoret shqipfolëse”. Në këtë ekspozitë gjenden 36 harta dhe 5 atlase të rralla. Hartat datojnë që nga vitet 1500 e më pas dhe paraqesin kryesisht hartat e Europës, Europës Juglindore e sidomos Ballkanit, gjë që i jep kësaj ekspozite dhe koleksioni një karakter të veçantë. Vetë kryeministri, Edi Rama, ka shkruar një status në facebook, duke bërë një ftesë të posaçme për koleksionin e artistit kosovar Afrim Ethemi. Kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjesin për ndjekësit e tij në facebook me pamje nga këto harta të ekspozuara në mjediset e COD. “MIRËMËNGJES, dhe me këtë ftesë për të vizituar një ekspozitë të rrallë hartash të vjetra në Kryeministri (COD – hyrja qendrore) ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.I pranishëm në ekspozitë, autori Afrim Ethemi është shprehur për “Shqiptarja.com” se pasioni i tij për koleksionet e hartave të vjetra ka lindur rastësisht “Koleksioni i hartave lidhet me një histori shumë të veçantë nga rinia ime studentore”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Para 11 minutash
Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen ...

Para 23 minutash
Iu gjetën 47 pako me lëndë piroteknike të kontrabanduara në banesë, arrestohet 32-vjeçari

Iu gjetën 47 pako me lëndë piroteknike të kontrabanduara në banesë, arrestohet 32-vjeçari

Para 33 minutash

“Kur isha në Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel në vitet ‘70-’74, ku përfundova studimet për dizajnin grafik dhe arkitekturë. Për fatin tim, Akademia kishte objekte të vjetra. Një ditë, unë  u ndala para një harte të vjetër që më pëlqeu dhe nuk e dija se çfarë përfaqësonte. Sot atë nuk e gjen më atje… Kështu nisi”, rrëfen Afrim Ethemi. Ndërsa zbulon harta nga Europa, Afrim Ethemi nuk mund të mos impresionohet nga vendndodhjet e mëhershme të trojeve shqiptare në territorin e Ballkanit, të cilat shihen të shtrira në hapësira të mëdha dhe pa kufij ndarës. “Koleksioni e ka vlerën e vet, atëherë kur përcakton disa kritere për koleksionimin e hartave. Kryesisht hartat i gjej në vende dhe hapësira të caktuara ku mbahen objektet e vjetra dhe aty blihen. Koleksioni im ka edhe atllase që kryesisht janë blerë në Europë; Paris, Bruksel, Amsterdam, Stamboll. Janë nga autorët më të njohur botërorë dhe janë blerë në vende të ndryshme të botës. Me shumë interes në këtë koleksion unë quaj një hartë të vjetër e hartografit Shyter të  555-ës, ku janë fiset e tjera shqiptare që shihet edhe se deri ku shtrihen”, rrëfen koleksionisti Afrim Ethemi.Duke na rrëfyer edhe një atllas të rrallë, Ethemi shprehet se “Atllaset janë interesantë, sepse punohen në forma të ndryshme dhe për funksione të ndryshme dhe kanë shpjegime me rëndësi. Koleksioni është i veçantë, sepse atllasi është i përputhshëm me realitetin dhe është botuar në Paris në vitin 1832 dhe në të janë 28 harta dhe ka shënime origjinale që shërbejnë për hulumtime të tjera”, thekson koleksionisti Ethemi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Konceptimi i ekspozitës në hapësirat e CODNë sallën “Tako Artistin”, Hartat, si një formë e komunikimit vizual, janë sa një disiplinë akademike aq edhe art. Vizitorët do të kenë mundësinë të shikojnë lëvizjet e shpeshta të kufijve, perceptimet nga këndvështrime të ndryshme historike dhe detajet gjeografike e topografike të pasqyruara në to.Ekspozita “Hartografia europiane dhe territoret shqipfolëse” me koleksionin e hartave të vjetra të Afrim Ethemit tërheq vëmendjen ndaj kohës dhe ndryshimeve gjeografike. Afrim Ethemi ka realizuar disa ekspozita personale të pikturave, grafikave dhe vizatimeve.Përveç koleksionit të hartave të vjetra, i posedon edhe disa koleksione të tjera antike. Koleksioni i hartave të vjetra, është ekspozuar në Muzeun Kombëtar, në Prishtinë dhe në Galerinë Kombëtare në Shkup. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 2 shtator 2018.

E veçanta e koleksionit Afrim Ethemit është tema që trajton, duke vendosur në rend të parë trojet shqiptare. Mësimet nga ky koleksion mund të jenë të shumta duke parë etapat e ndryshme të jetës së shqiptarëve në territoret ku kanë jetuar për shekuj me radhë.Hartat, si një formë e komunikimit vizual, janë sa një disiplinë akademike aq edhe art. Vizitorët do të kenë mundësinë të shikojnë lëvizjet e shpeshta të kufijve, perceptimet nga këndvështrime të ndryshme historike dhe detajet gjeografike e topografike të pasqyruara në to.Ekspozita “Hartografia europiane dhe territoret shqipfolëse” me koleksionin e hartave të vjetra të Afrim Ethemit tërheq vëmendjen ndaj kohës dhe ndryshimeve gjeografike. Afrim Ethemi ka realizuar disa ekspozita personale të pikturave, grafikave dhe vizatimeve.Përveç koleksionit të hartave të vjetra, i posedon edhe disa koleksione të tjera antike. Koleksioni i hartave të vjetra, është ekspozuar në Muzeun Kombëtar, në Prishtinë dhe në Galerinë Kombëtare në Shkup. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 2 shtator 2018./Shqiptarja.com/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/hartat-e-rralla-500-vjecare-ekspozohen-ne-kryeministri-559389/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami
Para 9 minutash

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!
Para 11 minutash

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë
Para 23 minutash

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë

Priti 36 vite për të bërë një goditje me kokë në ndeshjen e Liverpoolit (VIDEO)
Para 30 minutash

Priti 36 vite për të bërë një goditje me kokë në ndeshjen e Liverpoolit (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 5 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 18 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 16 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 14 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.