Hetimi për helmimin në Shkodër, dyshime se shishja e ujit ishte e falsifikuar

Një mister është ngjarje e ndodhur në një restorant në Shkodër, ku 3 persona pësuan lëndime të rënda në ezofag dhe stomak pas konsumuan një shishe uji të ambalazhuar.

Analizat e ujit që solli pasoja shëndetësore tek 3 personat që e konsumuan në një restorant në Shkodër nuk kanë dalë ende, por nisur nga dëmtimet e shkaktuara mjeket dyshojnë se kemi të bëjmë me një variant acidi që nuk dihet në çfarë rrethanash është futur në shishe.

AKU ka sekuestruar sasinë e ujit të ambalazhuar në restorant dhe në piken e shpërndarjes në Shkodër. Dyshimet kryesore janë se shishja e servirur në lokal është e falsifikuar dhe e mbushur në një ambjent jashtë fabrikës së kompanisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?