Hodhi gruan nga ballkoni, Apeli: 35 vite burg burrit vrasës

35 vite burg ka vendosur Gjykata e Apelit për Ferdinant Rukaj, për vrasjen makabre të bashkëshortes së tij Liljana Rukaj. Pasi i shpëtoi burgimit të përjetshëm, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, Apeli vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Ferdinand Ruko ka pranuar përpara hetuesve se hodhi gruan Liljana Ruko nga dritarja pas një sherri që pati me të. ”Dyshoja tek gruaja ime, u zumë dhe debatuam ashpër. E futa në banjë, e zhvesha, e rraha dhe pastaj e hodha nga dritarja”, ka thënë para hetuesve 52-vjeçari. Krimi tronditës ndodhi në dhjetor të vitit 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?