I falimentoi kompania në Itali, ja çfarë bën shqiptari për të paguar borxhin 300 mijë euro
Aktualitet E Premte, 21 Maj 2021 20:45
Gjatë kontrollit policor atij i janë gjetur 600 gr kokainë në makinë e tij ‘Opel Corsa’, ndërsa kishte si destinacion Amerikën Latine.
Nëse droga do të hidhej në treg, kapte vlerën e 50 mijë eurove. “Ansa” shkruan se shqiptari teksa ishte marrë në pyetje nga policia, kishte pohuar se pasi kompania e tij kishte falimentuar, atij i duhej të paguante një borxh prej 300 mijë eurosh.
Përveç drogës, në cilësinë e provës është bllokuar dhe makina e tij, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e të tjerë personave të përfshirë në trafikun e kokainës.

