I nxehti përvëlues i verës, ja masat specifike për ta përballuar

Autoritetet e shëndetit publik dhe popullsia, duhet të jenë të përgatitur për valët e nxehtësisë që pritet të godasin Europën në 3 muajt e ardhshëm. Ekspozimi ndaj valëve të nxehtësisë ka pasur çdo vit pasoja shëndetësore, por këtë vit parandalimi i pasojave negative të të nxehtit në shëndet bëhet veçanërisht i rëndësishëm për shkak të koronavirusit Covid-19.

Shpeshtimi i valëve të nxehtësisë, intensiteti dhe kohëzgjatja e valëve të të nxehtit edhe këtë vit do të mbetet problematik për vendet Europiane. Përveç qyteteve jugore, ku popullsia po mësohet të bashkëjetojë me të nxehtin Afrikan, valët e nxehtësisë të verës 2020 rrezikojnë edhe qytete të freskëta si Londra, Oslo, Stokholmi, Zyrihu dhe Moska.

Çdo vit, temperaturat e larta ndikojnë shëndetin e shumë njerëzve. Veçanërisht të rrezikuar janë të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe foshnjat. Ekspozimi i gjatë në temperatura të larta shkakton lodhje fizike, probleme të frymëmarrjes dhe deri te goditjet kardiovaskulare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrja e masave paraprake për vitin 2020 për të përballuar pasojat e valët e të nxehtit në shëndetin e popullsisë, duhet të marrë në konsideratë edhe gjendjen e pandemisë Covid-19 dhe vetëm në këtë mënyrë, do të mund të ruhen nivele të larta të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së popullsisë globale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?