Aksi Kashar–Vaqar nis të lirohet, IKMT ndërhyn në objektet në gjurmën e projektit
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur shembjen e objekteve që pengojnë vijimin e punimeve për ndërtimin e aksit rrugor nga Kashari drejt Nyjes së Vaqarrit.
IKMT bëri të ditur se është shembur objekti i parë, një godinë njëkatëshe, e cila ndodhej në gjurmën e projektit rrugor.
Sipas IKMT-së, pronari i objektit është trajtuar në përputhje me legjislacionin në fuqi për rastet e shpronësimit për interes publik.
Ndërhyrja është pjesë e procesit të lirimit të gjurmës së projektit, me qëllim vijimin normal të punimeve për ndërtimin e aksit rrugor Kashar–Nyja e Vaqarrit.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 3893

