I vë flakën vetes me benzinë, humb jetën 38 vjeçari
Një 38 vjeçar në Elbasan i vuri sot flakën vetes me benzinë. Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e pasdites në lagjen “28 Nëntori”, ndërsa shtetasi që u vetëdogj është identifikuar si Elton Hodo.
“Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, afër Kryqëzimit të Luleve, në anë të rrugës, ku një shtetas i pa identifikuar i ka vënë zjarrin vetes me benzinë”, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia lokale.
Kanë qenë persona prezent në zonë në atë moment, të cilët kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë, që kanë shkuar në vendngjarje.
Burrit i është dhënë ndihma e parë dhe më pas është dërguar nga ambulanca në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe pritej të nisej drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
Por për shkak të plagëve të rënda ai nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë në spital.
Shkak dyshohet të ketë qenë depresioni, njofton Policia.Raportohet se viktima kishte pak kohë që ishte kthyer në Atdhe nga Greqia.

