Incident në Mallakastër, polici dhunohet në qendrën e votimit. Zbulohet arsyeja
Aktualitet E Diel, 30 Maj 2021 13:43
Burime zyrtare nga policia pohuan se Besnik Caushaj, 49 vjeç, banues në fshatin Drenovë akuzohet se në orën 16:10, në ambientet e brendshme të oborrit të shkollës 9-vjecare “Beqo Caushi” Drenovë, Mallakastër, ka goditur me sende te forta (gurë) punonjësin e policisë i cili ishte paraqitur në qendrën e votimit sipas planizimit të shërbimit, në pritje për të marrë në ruajtje qendrën e votimit nr 3254.
Gjithashtu ky shtetas(i cili dyshohet në gjendje të dehur) ka shkatërruar dhe xhamat e kësaj shkolle si dhe një mjet Benz me targa AA 044 OC, pronë e punonjësit të policisë.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

