Informacione për parcela me kanabis, policia aksion në Krujë dhe Fushë-Krujë
Aktualitet E Shtunë, 25 Shtator 2021 23:10
Në kuadër të masave për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, policia po zhvillon aksion në Krujë dhe Fushë-Krujë.
Sipas burimeve bëhet e ditur se kontrollet po zhvillohen në fshatrat e Malësisë së Krujës dhe Niklës.
Burimet bëjnë të ditur se policia ka informacione për parcela ku kultivohet kanabis.
Ende nuk ka një informacion zyrtar nga policia për aksionin.

