Ish-deputetja e PD-së letër Metës dhe LU: Po më godasin politikisht
Ish-deputetja e PD-së për qarkun e Elbasanit, Arbjola Halimi përmes një postimi në rrjetin social, ka bërë publike një letër që i ka dërguar Presidentit Meta dhe Ambasadorit Lu. Halimi bën me dije se ka paditur në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës, Universitetin ”Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe Ministrinë e Arsimit.
Shqetësimi i ish-deputetes është se pas mbarimit të mandatit si deputete, pasi nuk u bë pjesë e listave të zgjedhjeve të 25 qershorit, në shtator të këtij viti ajo ju drejtua Rektorit të Universitetit të Elbasanit, për rikthim në vendin e mëparshëm të punës, si Pedagoge.
Halimi thekson se ende nuk është rikthyer por në vend të kësaj ka marrë një përgjigje të shtrembëruar e të pambështetur ligjërisht pse nuk mund të rikthehet. Ish-deputetja denoncon se pas tre kërkesave, ende nuk është pajisur me vërtetimin se ka qenë pedagoge në këtë Universitet.
“Dy muaj me rradhë, pas tre kërkesash të protokolluara, nuk pajisesha me vërtetim se kam qenë në punë në këtë Universitet. Madje, pas kërkesës së parë mora një vërtetim me të dhëna të rreme vetëm e vetëm për të më goditur. Kjo sigurisht për të penguar plotësisht çdo aplikim të mundshem në çdo universitet tjetër”,-shkruan ish-deputetja e PD-së.
Duke përfshirë edhe Ministrinë e Arsimit, Halimi shton se refuzohet të takohet dhe se prej gati 20 ditë pas ankimin: “harroi se ka për detyrë të kontrollojë zbatueshmërinë ligjore ( le të shoh ligjin ministria) të Universitetëve dhe se fjala autonom nuk përdoret kur të leverdis. Asnjë titullar nuk është Zot mbi tokë”.
Ajo e cilëson si goditje thellësisht politike ndaj saj. ”Pseudo Rektori aktual ( i zgjedhur pa kandidate përballë) rastis të jetë nga Peqini. Unë me “Peqinin” i kam pasur ca halle pasi kandidonim në të njëjtën zonë dhe vijmë nga i njëjti komunitet”.
Së dyti, në zgjedhjet e 25 qeshorit binomi PS-PDIU u bë i pandashëm.
Së treti, juristja aktuale në UE është ish-juristja e Qazim Sejdinit, me lidhje edhe sot ndërsa ai i financon qëndrën që ajo ka ngritur për fëmijë. E mësuar gjithashtu me qelitë.
Së katërti, theksoj se nuk kam pasur kurrë një konflikt personal me titullarin në fjalë. Nuk kam dyshimin as më të vogël se gjitha kjo është një bandë e organizuar kriminale e politike. Për ta argumentuar: Ku e gjen guximin një Rektor të shkelë ligjin nëse nuk ka mbështetje nga lartë? Ku e gjen motivimin po ashtu? Cili është ai Universitet që refuzon të kthejë në punë një ish-deputet kur të gjithë vendosen në garë ti mbajnë? Rast unik i padëgjuar dhe ndodh në Elbasan.
Në tej ai i drejtohet Presodentit Meta dhe Ambasadorit Lu, me pyetjen se: ”A është se a është normal një shtet i tillë? A jemi duke bërë përparime z. Ambasador? Kur një ish-deputet trajtohet në këtë mënyrë çfarë ndodh me njeriun e thjeshtë? Atë të thjeshtin fare, që nuk e njeh askush e nuk njeh askënd. A mjafton ligji për ti luftuar bandat qeverisëse? I nderuar Z. Ambasador duke besuar ende por fare pak se drejtësia mund të kulmojë dhe se ende mund te ketë shpresë në këtë vend, shpresoj që ajo Reforma në Drejtësi që votova me dorën time të jetë vërtetë e tillë”,-mbyll reagimin ish-deputetja e PD-së, Arbjola Halimi.


