Ish-kreu i Mbrojtjes Civile italiane me COVID19: E dija se çfarë më priste, por nuk mund të mos i përgjigjesha thirrjes së atdheut tim

Guido Bertolaso, ish-kreu i Mbrojtjes Civile në Itali ka rezultuar i prekur nga koronavirusi. Bertolaso është një emër i njohur për përballimin e disa emergjenca në Itali. Edhe pse nuk ishte në detyrë ai u angazhua vullnetarisht në përballimin e situatës në Lombardi.

Lajmin për infektimin e ka dhënë vet në Facebook. “Jam pozitiv me COVID19. Që kur e pranova këtë detyrë e dija se çfarë rreziqesh kishte dhe kundër kujt po dilja përballë, por nuk mund të mos i përgjigjesha thirrjes së atdheut tim…Do ta fitoj edhe këtë betej”, shkruan Guido Bertolaso.

70-vjeçari ish-këshilltar i disa kryeministrave dhe qeverive në Itali edhe pse ishte në pension, pranoi në fillim të muajit mars të merrte detyrën e këshilltarit të presidentit të rajonit të Lombardisë për të ndërtuar spitalin e ri që do të strehojë mijëra të sëmurë me koronavirus. Për marrjen e kësaj detyre u shpreh se nuk mund të mos ndihmonte njerëzit e tij në Lombardi në këtë krizë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?