Ish-presidenti: Shpresojmë që Shqipëria t’i bashkohet kontributit për rindërtimin e Notre Dame
Ish-presidenti Bujar Nishani e cilëson një tragjedi të kulturës dhe trashëgimisë për mbarë njerëzimin djegien e katedrales së Notre Dame në Paris.
Në një reagim në rrjetet sociale, Nishani shkruan: “Djegia e Katedrales Notre-Dame e Parisit një tragjedi e kulturës dhe trashëgimisë për mbarë njerëzimin”.
Reagimi i Nishanit:
Djegia e Katedrales Notre-Dame e Parisit një tragjedi e kulturës dhe trashëgimisë për mbarë njerëzimin.
Shpresojmë që Shqipëria t’i bashkohet kontributit për rindërtimin e saj.
Kultura botërore një krenari e përbashkët!

