Ish-zyrtari i lartë amerikan: Jemi në luftë, të gjithë do të vuajmë

Ish-kreu i Qendrës për Parandalimin e Përhapjes së Sëmundjeve, Tom Frieden ka bërë një paralajmërim të fortë për koronavirusin duke theksuar se do të kemi një luftë të gjatë përpara. Përmes një shkrim të botuar në CNN, ai shprehet se bota nuk ka parë një situatë të ngjashme gjatë dekadave të fundit dhe për më tepër, është e panjohura ajo që të tremb. ”Duke mësuar një përvojë tjetër nga e gjithë bota, veçanërisht Kina dhe Koreja e Jugut, ne njohim një fazë të tretë të përgjigjes: reduktimin e shpërthimeve episodike. Në këtë fazë të re të tretë, sistemet klinike të testimit dhe paralajmërimit të gjërë mund të identifikojnë rastet dhe grupimet menjëherë, të ndërhyjnë gjerësisht dhe të reduktojnë përhapjen përpara se të ndodhin dëme më të mëdha. Qasja e rishikuar gjithashtu tregon se kjo do të jetë një luftë e gjatë, dhe se ne kemi nevojë për të adresuar rreziqet e gjera duke përfshirë kujdesin shëndetësor për njerëzit me nevoja të vazhdueshme mjekësore si hipertensioni dhe diabeti, dhe për rënien që ka pësuar zinxhiri i furnizimëve për ilaçe”.

Pesë përparësi thelbësore për zbatimin me sukses të fazës së tretë të kësaj strategjie

Testim i gjërë dhe gjurmim i kontaktit. Kina ka testuar miliona njerëz dhe gjurmoi më shumë se 685,000 kontakte. Gjurmimi i kontakteve kërkon profesionistë të kualifikuar të shëndetit publik – dhe menaxhim të sofistikuar të të dhënave. Testimi kërkohet në vende të shumta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Objektet e kujdesit shëndetësor

Swiss Digital Mobile Reklama

Përkujdesin për çdo pacient me ethe ose kollë dhe çdo pacient që kërkon pajisje oksigjeni ose simptoma pneumonie. Gjurmimi i kontaktit. Një ushtri e punonjësve të aftë të shëndetit publik, të fuqizuar potencialisht nga të dhënat si vendndodhja e celularit, janë të nevojshme për të identifikuar njerëzit e infektuar të cilët duhet të izolohen për 14 ditë.

Një strukturë lëvizëse

Objektet e testimit të shpejtë, të sigurt, të përshtatshëm, të parashikuar nga Koreja e Jugut, zvogëlojnë barrën për institucionet e kujdesit shëndetësor, zvogëlojnë rrezikun për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe ndihmojnë edhe të tjerët me të cilët pacientët mund të jetë në kontakt, dhe identifikon infeksionet midis kontakteve të mundshmë dhe të tjerëve.

Mbikqyrja

Ne kemi nevojë për sisteme ndjekëse, përfshirë sistemin e sëmundjes së ngjashme me influencën , për të gjetur tendencat e përhapjes dhe monitorimit. Sistemet e mbikqyrjes sindromike do të duhet të akordohen për të zbuluar grupimet e mundshme, që sinjalet të mund të meren në shqyrtim menjëherë. Çdo komunitet në vend duhet të rrisë sigurinë e kujdesit shëndetsor. Jo vetëm të rrisni numrin e shtretërve dhe pajisjet e oksigjenit por çdo aspekt të kujdesit shëndetësor, përfshirë personelin, pajisjet, furnizimet dhe menaxhimin e përgjithshëm. Ruani funksionet shëndetësore dhe rutinore të kujdesit shëndetësor. Kemi nevojë për të rritur qëndrueshmërinë e njerëzve tanë dhe të kujdesit shëndetësor, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Rritja e qëndrueshmërisë së shëndetit personal

Kushtet jo të duhura rrisin në masë të madhe rrezikun e sëmundjes. Kjo nuk është negative vetëm për pacientët që infektohen, por do të dëmtojë gjtihashtu edhe kujdesin shëndetësor. Kurrë nuk ka qenë një kohë më e mirë për të lënë duhanin për të vënë nën kontroll presionin e gjakut, sigurohuni që nëse keni diabet të kontrolloheni vazhdimisht dhe po bëni aktivitet të rregullt fizik. (Të qenit aktiv jashtë për të paktën 15 minuta në ditë gjithashtu ndihmon në rritjen e nivelit të vitaminës D.

Nga të gjitha masat e ndryshme të propozuara për të rritur rezistencën tuaj ndaj infeksionit, aktivitet i rregullt fizik dhe vitamina D ndoshta kanë treguar më rezultat se çdo provë tjetër shkencore. Rrisni përdorimin e telemjekësinë(diagnoza dhe trajtimi i pacientëve me anë të teknologjisë telekomunikuese).

Ne duhet të zvogëlojmë numrin e personave që frekuentojnë institucionet e kujdesit shëndetësor, ndërsa në të njëjtën kohë të ruajnë dhe përmirësojnë shëndetin. Administrata lëshoi disa udhëzime për Medicaid që janë shumë më tepër se të nevojshme. Pacientët veçanërisht ata që janë të pasiguruar ose që nuk kanë një burim të rregullt kujdesi, duhet të jenë në gjendje të rimbursojnë recetat, të marrin këshilla mjekësore dhe të gjejnë menjëherë një klinikë.

Përmirësoni dobësitë e zinxhirit të furnizimit

Kjo është thelbësore për maska ​​dhe pajisje të tjera mbrojtëse personale, pajisje oksigjeni dhe materiale laboratorike. Kjo është një kohë e mirë për të bërë një listë thelbësore të ilaçeve dhe për të parë cilat janë më të sigurta dhe më efektive. Për shembull, në një zonë tjetër ku grupi im punon globalisht, ne kemi zbuluar se në vend të 30 ose 50 ilaçeve për presionin e lartë të gjakut, tre do të bënin punë për pothuajse të gjithë pacientët. Marrë nga Abc News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?