Iu gjetën doza kokaine në banesë, pranga shpërndarësit të drogës në Lushnje (Emri)

Një 28-vjeçar është arrestuar në qytetin e Lushnjes pasi akuzohet të jetë shpërndarës droge. Klevis Kasa, banues në fshatin Fiershegan ra në pranga të policisë pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij. Gjatë aksionit, uniformat blu arritën të sekuestrojnë 29 doza kokaine dhe 217 gram kanabis.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga informacionet e marra në rrugë operative se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike  në doza, gjatë kuntrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës matriale 217 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, si edhe 29 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?