Ja si është shndërruar këndi i lojërave te “7 xhuxhat”

Bashkia e Tiranës i bën dhuratë fëmijëve të kryeqytetit edhe një kënd tjetër publik lojërash ku fëmijët mund të argëtohen.

Përmes fotove të publikuara në twitter, kryebashkiaku Veliaj ka zbuluar edhe pamjet e këtij këndi të ri. “Edhe një tjetër Park Lojërash i shtohet Tiranës tek rr. Elbasanit! “7 xhuxhat” nga privat, kthehen në publik me parking poshtë për prindërit e lojëra përmbi për fëmijët – përdorim i dyfishtë ekonomik për hapësirën e limituar publike”, shkruan Veliaj në twitter.

Parku i ri lojërave ka tashmë hapësira dhe lojëra për të gjithë fëmijët, ndërsa shoqërohet edhe me lulishte dhe gjelbërim duke krijuar mundësi për kalimin e kohës edhe për më të rriturit. Falë këtij projekti mundësohet një numër i konsiderueshëm vendesh parkimi për të gjithë banorët e zonës, por edhe për bizneset që funksionojnë në afërsi të këtij parku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?