Van Gaal: Parregullsitë financiare të City-t më kushtuan punën time te United

Louis van Gaal ka zbuluar se moskualifikimi në Champions League në vitin 2016 ishte arsyeja kryesore që i kushtoi vendin e trajnerit te Manchester United. Në një shkëmbim e-mailesh me median britanike The Athletic, tekniku holandez u shpreh se humbja e garës me Manchester Cityn, për shkak të golavarazhit, ndikoi drejtpërdrejt në vendimin e drejtuesve të klubit për ta shkarkuar.

“Për mua, në atë moment, moskualifikimi në Champions League në vitin 2016 ishte ndoshta faktori vendimtar për shkarkimin tim nga United, me të gjitha pasojat dhe vuajtjet që erdhën më pas. Tani nuk mund ta ndryshoj historinë dhe as Federata e Futbollit nuk mund ta bëjë këtë”, deklaroi Van Gaal.

Në sezonin 2015-2016, Manchester United e mbylli Premier League në vendin e pestë, me 66 pikë, po aq sa rivalët e Manchester Cityt. Megjithatë, vendi i katërt, që siguronte pjesëmarrjen në Champions League, i takoi skuadrës së drejtuar nga City, falë golavarazhit më të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky rezultat rezultoi vendimtar për të ardhmen e Van Gaal në “Old Trafford”, pasi drejtuesit e klubit vendosën t’i jepnin fund bashkëpunimit me trajnerin holandez në përfundim të sezonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur edhe për hetimet ndaj Manchester Cityt lidhur me shkeljet e dyshuara financiare gjatë periudhës 2009-2018, Van Gaal u tregua i kujdesshëm në deklaratat e tij.

“Në fund, do të jetë një gjykatës ai që do të vendosë”, u shpreh 75-vjeçari.

Megjithatë, holandezi la të kuptohej se karriera e tij te Manchester United mund të kishte përfunduar ndryshe, nëse gara do të ishte zhvilluar në kushte plotësisht të barabarta.

“Për këtë nuk ka dyshime”, përfundoi ai, duke rikthyer në vëmendje një nga episodet më të rëndësishme të karrierës së tij në Angli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?