Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 6 Nëntor 2026, 09:46 Nevil Dede analizon humbjen në Rumani: Vuajtëm intensitetin e kundërshtarit! Trajneri i Egnatias, Nevil Dede, ka analizuar humbjen 2-0 të skuadrës së tij ndaj Universitatea Craiova në Rumani, në sfidën e vlefshme për Conference…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Integrimi në BE
  • Çështja Veliaj
  • Shpërthimi në Elbasan
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Egnatia Conference
  • Thaçi nga Haga
  • Skenari i PD-së
  • Kandidati i opozitës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Integrimi në BE
  • Çështja Veliaj
  • Shpërthimi në Elbasan
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Egnatia Conference
  • Thaçi nga Haga
  • Skenari i PD-së
  • Kandidati i opozitës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Java e nxehtë e drejtësisë, me 15 shtator në Tiranë dhe me 16 shtator në Hagë!

Java e nxehtë e drejtësisë, me 15 shtator në Tiranë dhe me 16 shtator në Hagë!

Aktualitet
E shtunë, 12 Shtator 2026 15:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Java që vjen do të ketë dy ditë të nxehta për drejtësinë shqiptare: 15 shtatorin në Tiranë dhe 16 shtatorin në Hagë. Dy gjykata, dy çështje krejt të ndryshme, por një pyetje e përbashkët: a po jep drejtësia vendime të drejta apo po përdor paraburgimin si një dënim të parakohshëm?

Më 15 shtator, Gjykata e Lartë në Tiranë do të rishqyrtojë masën e sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Lartë dhe ia ka rikthyer çështjen për shqyrtim. Kushtetuesja nuk ka urdhëruar lirimin e Veliajt, por ka kërkuar që të arsyetohet bindshëm përse arresti në burg qenka e vetmja masë e përshtatshme dhe përse nuk mund të zbatohet një masë më e butë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Tani Gjykata e Lartë ndodhet përballë përgjegjësisë së saj.

Erion Veliaj duhet të hetohet dhe të gjykohet deri në fund për çdo akuzë të ngritur ndaj tij. Askush nuk është mbi ligjin, qoftë ky edhe kryetari i Bashkisë më të madhe të vendit. Por hetimi dhe gjykimi nuk kërkojnë domosdoshmërisht mbajtjen pafundësisht në qeli të një njeriu që ende nuk ka marrë një vendim të formës së prerë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tirana nuk është një bashki e vogël. Kryeqyteti ka nevojë për drejtim, vendimmarrje dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Rreth 1.2 milionë banorë nuk mund të mbeten peng i një situate juridike pa afat. Nëse provat janë administruar, nëse hetimet kryesore kanë përfunduar dhe nëse mundësia e ndikimit mbi dëshmitarët mund të shmanget me masa të tjera, atëherë arresti në burg humbet arsyen e tij.

Mund t'ju interesojë

Politika nuk i kushton vëmendjen e duhur Gjeneratës Z

Politika nuk i kushton vëmendjen e duhur Gjeneratës Z

Para 5 minutash
Papa Leone nis një udhëtim të gjatë në Amerikën Latine, ja cila do të jetë ndalesa e parë

Papa Leone nis një udhëtim të gjatë në Amerikën Latine, ja cila do të jetë ndalesa e parë

Para 16 minutash
Gjendet i pajetë një person në Durrës, detajet e para

Gjendet i pajetë një person në Durrës, detajet e para

Para 43 minutash

Gjykata mund të vendosë detyrim paraqitjeje, ndalim daljeje jashtë vendit, garanci pasurore apo masa të tjera kontrolli. Veliaj mund të gjykohet në liri dhe njëkohësisht të mbajë përgjegjësi para drejtësisë. Liria gjatë procesit nuk është pafajësi, sikurse paraburgimi nuk duhet të trajtohet si dënim.

Vetëm një ditë më pas, më 16 shtator, vëmendja e shqiptarëve do të zhvendoset në Hagë, ku Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë caktuar shpalljen e vendimit të shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Ky nuk është ende domosdoshmërisht vendim përfundimtar, sepse palët mund të ankohen, por është momenti më i rëndësishëm i një procesi që ka zgjatur afro gjashtë vjet.

Hashim Thaçi dhe drejtuesit e tjerë të UÇK-së janë mbajtur tepër gjatë në paraburgim. Gjashtë vjet pas hekurave, pa një vendim fajësie, janë një barrë e rëndë jo vetëm për të akuzuarit dhe familjet e tyre, por edhe për besimin te drejtësia.

Drejtësia nuk matet vetëm me dënimin e fajtorëve. Ajo matet edhe me guximin për të liruar të pafajshmit dhe me respektimin e kohës së arsyeshme të procesit. Paraburgimi nuk mund të shndërrohet në një dënim të fshehtë, të kryer përpara se të shpallet vendimi.

UÇK-ja nuk ishte një organizatë kriminale. Ajo ishte ushtria çlirimtare e një populli të shtypur, që luftoi kundër regjimit të Sllobodan Millosheviçit. Pa luftën e saj, pa sakrificën e dëshmorëve dhe pa mbështetjen vendimtare të NATO-s, Kosova sot nuk do të ishte shtet i lirë dhe i pavarur.

Natyrisht, çdo përgjegjësi individuale duhet të shqyrtohet mbi prova dhe jo mbi mite. Por po kaq e vërtetë është se historia e luftës së Kosovës nuk mund të rishkruhet nga një sallë gjyqi në Hagë. Nuk mund të krijohet përshtypja sikur agresori dhe viktima, pushtuesi dhe çlirimtari, ishin e njëjta gjë.

Më 15 shtator Tirana pret drejtësi pa hakmarrje. Më 16 shtator Prishtina pret drejtësi pa deformim të historisë.

Në të dyja çështjet gjykatat duhet të flasin vetëm me ligjin dhe provat. Por duhet të kujtojnë se pas dosjeve, numrave dhe akteve procedurale ndodhen njerëz, familje, institucione dhe dy kryeqytete që presin.

Erion Veliaj duhet të gjykohet në liri dhe të përgjigjet përpara drejtësisë. Hashim Thaçi dhe drejtuesit e tjerë të UÇK-së duhet të shpallen të pafajshëm dhe të kthehen menjëherë në Kosovë.

Drejtësia nuk bëhet më e fortë duke mbajtur njerëzit sa më gjatë në qeli. Ajo bëhet e fortë kur vendos drejt, pa frikë, pa presion politik dhe pa paragjykim.

Tirana dhe Prishtina po presin. Tani është radha e gjykatave të tregojnë nëse do të japin drejtësi apo thjesht do të zgjasin ankthin.

KOHA JONË

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Nevil Dede analizon humbjen në Rumani: Vuajtëm intensitetin e kundërshtarit!
Para 1 minute

Nevil Dede analizon humbjen në Rumani: Vuajtëm intensitetin e kundërshtarit!

Politika nuk i kushton vëmendjen e duhur Gjeneratës Z
Para 5 minutash

Politika nuk i kushton vëmendjen e duhur Gjeneratës Z

Papa Leone nis një udhëtim të gjatë në Amerikën Latine, ja cila do të jetë ndalesa e parë
Para 16 minutash

Papa Leone nis një udhëtim të gjatë në Amerikën Latine, ja cila do të jetë ndalesa e parë

Gjendet i pajetë një person në Durrës, detajet e para
Para 43 minutash

Gjendet i pajetë një person në Durrës, detajet e para

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
4 Nëntor 2026, 18:23

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn
Para 11 orësh

Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

3 Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 11 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

4 Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt
Para 12 orësh

Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.