Kabashi dhe rrenat e mesuesit Petrit Gjini si vazhdues i mentorit të tij

MOS E PYET KURRË NJË GËNJESHTAR PSE GËNJEN. PËR TË SQARUAR, DO  T’I DUHET TË GËNJEJË PËRSËRI (Fjodor Dostojevski) 

Nga Gjelosh NIKOLLA- Studius  

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur një i arsimuar i vetdijshëm merr përsipër të bëhet përçues i të pa vërtetave historike apo çfarë do lloj problemi tjetër, këtu ka një pikëpyetje  të madhe se, ku dhe nga ushqehet ndërgjegjja për origjinën e tij dhe kombin. Duke shfletuar (Revistën Kulturore-Periodike, Botim i Shoqatës  Akademisë së Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” (Viti i XIII i botimit, Nr. 5, ISSN 2519-7894)  në botimin e radhës të muajt Qershor, Tiranë 2026, dedikuar kryesisht Pukës më titull “MIRDITA ME PUKËN.” me shumë keqardhje lexova shkrimin qëllim keq të mësuesit Petrit Gjini me titull, “Treva e Kabashit (Shën-Palit) të Pukës (Dukagjinit të Vjetër) në Shqipërinë Veriore.” Z.Petrit Gjini, është e pa pranueshme që të bëni lojra fjalësh për te mohuar të vërtetën historike të fshatit Shën-Pali që mori emrin rreth shek. IV mbas Krishtit dhe brenda 2-3 rrjeshtash e thua se Kabashi në fillim të shek. XVIdel me emrin Shën-Pal?! Që në fjalën e parë të titullit “Treva e Kabashit” jeni i gabuar.  Ti marrim me radhë keqinterpretimet e qëllimshme.     

Swiss Digital Mobile Reklama

 1.Treva ka kuptimin e një shtrirje të gjërë teritoriale dhe nuk mund të krijohet nga një familje e ardhur apo një fshat. Trevë quhet një krahinë e gjërë toke, Trevë e madhe, Trevë pjellore, Trevë fushore, Treva Ilire.1 At’herë familja Lekë Koloja me katër demët e tij: Kokë Leka, Qafë Leka, Lush Leka dhe Hadër Leka u ndanë dhe  krijuan katër vllazëni, por nuk mund të krijojnë një trevë. Ju Z. Petrit a mund të na thoni i cilës vllazni jeni? A mos jeni i vllaznisë Koka të cilët kanë jetuar në qytetin e Pukës dhe thonin ne jemi bajraktari i Kabashit. Ju Z. Petrit Gjini dhe Z.Xhemal Meçi pse nuk e bëni dhe nuk e publikoni përgjigjën e analizës gjenetike (Haplo-Grup, ADN) se cilit gen i përkisni. Keni apo skeni gen Kabashi apo shqiptari. Pra si kabashas që e mbani veten të cilës vllazni jeni?

2.Kabashi në Pukë nuk ka asnjë lidhje me fisin e vjetër të Pirustve. Familja Lekë Kolonja (Koloja) erdhi në Pukë mbas vitit 1550 dhe u pranua nga banorët e fshatit Bicaj të Shën-Palit në Dukagjinin e Vjetër-Puka sot, si njerzë në lypsa. Pra, Kabashi ka ardhë në Dukagjinin e Vjetër-Puka sot në mesjetën e vonë. Në vitin 1637 sipas Frang Bardhi që thotë se vizitova kabashët e Shën-Palit. Po në këtë vit (pra 1637) Z. Xhemal Meçi thotë emri Kabash na del si toponim bile dhe e spjegon nga vjen fjala Kabash.                                                                                         

3. Antikiteti i përket periudhës Helene dhe të Romës se lashtë, pra i përket një kohë të lashtë  shumë të vjetër. (Qytet antik, Shoqëri antike, Kultura, Filozofia, Letërsia) antike etj.2  Por Kabashi i pranuar në tokat e Dukagjinit të Vjetër-Puka sot si lypës të ardhur nuk mund të quhën nga një mendje e sinqertë popullsi antikiteti. Si mund të thuhet që:” Deri në fillim të shek. XVI, Kabashi del më emrin Shën-Pal”?! Jo , emri Kabash e ka fshi emrin e fshatit Shën-Pal, dhe arriti deri aty sa të quhet Shën-Pali i Kabashit, pra të zotit të shtëpisë ti thirret në emer të lypësit të ardhacak.                                                                                                           

4. Një gabim trashanik është kur thuhet se toponimi Pukë  përmendet në vitin 1637. Kjo është sajesë e mësues Petritit dhe e mentorit të tij për të deformuar historinë e vërtetë të “Dukagjinit të Vjetër-Puka e sotme”. Toponimi Pukë del që në vitin 1331. Në valën e dytë të sulmit për të pushtuar tokat arbërore në vitet 1331-1355, ushtria sllave arriti deri në Pukë, ku ishte e banuar me fis Berishë. Ushtria sllave spostoi berishasit dhe këtu vendosi qendrën e ushtrisë dhe vendi mori emrin e repartit ushtarak të tyre “Puk” që do të thotë grup ushtaresh ose “Regjiment”.3 Po në këtë mënyrë e thotë dhe e sqaron Prof. Dr. Shevqet Canhasi.4 Në gjuhën serbo-sllave fjala Pukë shkruhet “PYK” që në shqip përkthehet “Pukë.”5  Në librin “Kabashi që në Lashtësi-2” na del një super e pavërtetë,tepër qesharake, ku thuhet se: ”Agët e Pukës sollën ndryshimin e emrit të qytezës, nga Dukagjin, në Pukë.6  I nderuar Z. Petrit, krahaso datën tuaj 1637 dhe të mentorit tuaj që çdo gjë të historisë e fillon dhe e lidhë me Agët, ku i paraqet si shpëtimtarët e kombit. Leni hamendësimet dhe mos shpikni histori. Ku i keni referencat? Me të gjitha këto të pa vërteta, të qellimshme, keni vra historinë e vërtetë të Dukagjinit të Vjetër-Puka sot, duke hapur rrugë qëllim këqinjëve në Pukë dhe për rreth Pukës duke kërkuar teritore.                                                                                                                                   

5. Banoret e fshatit Shen-Pal janë autokton, por jo kabashasit që janë të ardhur siç e ke thënë dhe vet, pra ju mohoni vetën tuaj. Kabashi nuk është fis sepse nuk ka një babë (Stergjysh)të larget, por nuk është as bajrak. Një familje e vetme, por dhe disa familje se bshku kur vijnë në një tokë të një vendi tjetër, ata nuk mund të krijojnë as fis as bajrak, por po deshën të jetojnë në këtë vend, janë të detyruar të zbatojnë ligjet e traditat e kësaj popullsije vendase, por duke e ruajtur origjinë e tyre.   Por Kabshi si bajrak është sajuar shumë më vonë nga pushtuesi osman, dhe dallimi i fisit me bajrakun janë si nata me diten që juve ju pelqen ti njësoni për të fallsifikuar historinë.

6.  Si ka mundësi që Kabashi nga antikiteti del si toponim “Cabassi, nga kishtari Gjergj Bankos në vitin 1621.” Kabashi paraqitet nga hartografi venedikas Françesko Koroneli (fortesa e drujtë malore) në vitin 1688. Përseri nga hartografi tjetër Italian Xhacomo Kontelli da Vinjola na e paraqet në vitin 1689. Koroneli e jep në hartën e vitit 1691. Kryepeshkopi i Tivarit e paraqet Kabashin në vitin 1703. Ju lutem ku e kemi antikitetin këtu dhe kë quani antikitet me popullsinë e Kabashit që thoni ju Z. Petrit?

7.  Kisha e parë katolike në fshatin Shën-Pal është ajo e shekullit rreth shek. IV- mbas Krishtit. Por, në fillim duhet të themi në “Grykën e Shën-Palit” pastaj në grykën e Kabashit sepse toponimi Kabash doli mbi njëmijë vjetë më vonë.                                    

8. Përsa i përket festës së Shën-Palit nga Kabashi, më përpara duhet të dinë se cilat fshatra janë Kabashas. Ja ç’farë thotë Kahreman Ulqini në studimet e tij: ”Në bajrakun e Kabashit vetëm bashkësia e Qelzës nuk i përkiste fisit. Ndonëse fshati Dardhë në bajrakun e Iballës ruante kujtesën e prejadhjes nga fisi i Kabashit, “Por nuk kanë asnjë lidhje.” 7 Në një korespondencë që ka realizuar studiusi Pashk Alia me intelektualin, mesuesin dhe burrin e nderuar Z. Muharrem Neziri, (Cufaj), kur po tregonte për popullsinë e fshatit Micoijt, Ai tha se:” të paret që kanë dale në Micoji, janë të paret e vllazënisë time. Kemi dale në Micoji si Shën-Palas, pra më parë banonim në fshatin Shën-Pal. Më vonë më ardhjën e Kabashit, dhe kur morën supërmaci për hirë të një të pari pasanik e me mbeshtetje politike edhe ne morëm emrin Kabash. Dihet se Shën-Palasit janë shumë të hershëm në fshatin Shën-Pal. Kabashasit erdhën në keto teritore mbi 1000 vjet më vonë se sa popullsia shënpalase.”  Portali:”Levizja Vendlindja Amanet shkruan:” E vërteta është ushqimi më i shendosh për brezat që vijnë. Të bëjmë te pamundurën që vlerat e origjinës tonë të triumfojnë.”  Ja çfarë thotë dhe shkruan Fred Gjoni: ”Jam nga Blinishti dhe sipas gojëdhanave të të vjetërve jemi nga Krasniqja, pra jemi të ardhur, jemi i vetmi katund që nuk jemi fis as vllazëni me asnjë katund.” Sipas kërkimeve studimore të At Gjon Karmës në fshatin Bicaj vjenë një familje e quajtur Lekë Koloja (Kolonja) dhe e pranojnë për të jetuar aty në Bicajt e Shën-Palit që në atë kohë ishte teritor i Dukagjinit te Vjetër. Po a ka arsye llogjike ti themi Bicajt e Kabashit kur populli i Bicajve e ka pranuar për bamirësi të jetoi në këtë fshat.8 Z. Petrit jo të gjitha fshatrat që festojnë Shën-Palin janë kabashas. Detyrohem ta përserisë se shteti i Kostarikës, San-Sebastianin e ka festë kombtare, e feston pesë ditë dhe e quan festa e “Rinisë” por nuk mund ti themi se janë fis Thaçi. Pra jo të gjitha fshatrat që festojnë Shën-Palin janë kabashas. Meqënëse Kabashasit mburren më festën e Shën-Palit, at’herë pse nuk i respekton banorët që e festojnë? Ndryshe ndodhë në Iballe ku vllazënia Buçgjeçi kur pranoj besimin musliman vllezërve të tjerë ju dha besën se më datën pesë dhjetor natën e “Shënkollit” çdo vit do të ndezi qiriun dhe një bagëti do ta fus ferlik(mish në hellë). Kjo besë është mbajtë deri në ditët e tona. Kurse vëllai i tij Gegëgjeçi nuk e ka përdorë mishin e derrit deri në vitin 1909, për ti qëndruar besnik vllait.                                                                                                                                   

9. Disa herë e kemi sqaruar se Kabashi nuk është fis sepse një familje e vetme ose edhe  grup familjesh nuk mund të krijojnë fis brenda fisit. Atëherë pse z. Petrit bëhet provokues duke përseritur të pa vërtetat e mentorit te tij, z. Xh. Meçi. Të gjithë historianët, të huaj dhe vendas nuk japin një pemë gjeneologjike të Kabashit? Në te vërtetë nuk kanë ku ta marrin sepse nuk kanë një stergjysh të largët siç e kanë fiset Berishë, Thaç, Gash, Krasniqe, etj. Shumë historianë dhe studiues Kabashin nuk e quajnë fis, por nëndegë e fisit të Thaçit. Në librin “Fisi i Vokshit”  në renditjën e fiseve Kabashin nuk e përmend fare. Prof. Mehmet Vokshi thotë se: “Fiset e tjera rjedhin prej tyre.”9  Mr. Sc. Avdyl Hoxha & Rexhep Maksutaj, përsëri në renditjën e fiseve nuk përmendet fare Kabashi. Po në këtë libër Prof. Dr. Fejaz Drançolli thotë:”Shpesh një lagje thotë apo dëshiron të quhet fshat, por në realitet nuk janë, sipas kesaj janë 12 fise dhe bajraqet që dalin nga këto mund të jenë degë, por duhet të kuptojmë prej cilit fis e ka gjenezën. ”Gjithë ashtu edhe nën fisi Kabash, Zogaj dhe Helshan janë pjesës e fisit Thaç.10Gjithëmonë flitet për dymbëdhjetë fise shqiptare, por ka shumë dilemma se cilat janë fiset kryesore dhe cilat janë nënfiset (apo barqet).Me gjithatë, në fiset kryesore janë Thaçi, Berisha, Kuçi, Kelmendi, Kastrati, Hoti, Shala, Krasniqja, Gashi dhe Bytyçi.11  Sipas Ahmet Malokut, nëpër viset e Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit realisht ekzistojnë vetëm shtatë fise shqiptare:” Berisha, Thaçi, Shala, Hoti, Kelmendi, Gashi dhe Krasniqja.”  Ahmet Maloku  e konsideron  se do të ishte gabim në se thuhet se ekzistojnë më tepër se shtatë fise, pasi Kabashi, Bytyçi, Sopi, Shkreli, Kryezezet, Mazrekajt, Helshani, Zogajt, Morinë, Mezezët, Drushtinë, etj. paraqesin vllazëritë ose (barqet) e fisit Thaç.1 Pra në asnjë vend, Kabashi nuk na del në 12 fiset kryesore sepse nuk ka një stergjysh të përbashket.                                                                                                                 

10. Disa herë e kemi sqaruar se si Kabashit ju dhurua titulli bajrak i parë. Pra familja e kabashasve ardhacakë e lypsa në Pukë është zgjedhja e parë e Vezirit Osman, por jo e popullit autokton të Dukagjinit të Vjetër-Puka sot, dhe kjo nuk përbënë vlerë, përkundrazi tregon karakter të dobët sepse i shërbyen pushtuesit në dëmë të popullit të vet. Komuniteti kabashas është i pari në Shqipërinë veriore i cili kaloi në fenë muslimane. Ky ndrim i fesë u bë në shekullin e shtatëmbedhjetë.1 Më qënë se Kabashi ka qënë i pari komunitet i Shqipërisë se veriut, që kaloi në muhamedanizëm, pra Kabashit ju dha ky truall si shperblim në fenë muhamedane.1Nopça na thotë se Kabashasit erdhën në këtë vend ku janë sot, rreth 250 vjet më parë. 1(I nderuar mesues Petrit Gjini, llogarite përiudhën “vitet”kur ka qënë Franc Nopça  në Shqipëri duke i shtuar 250 vjet më përpara që kanë ardhë kabashasit në Dukagjinin e Vjetër-Puka- sot, që ju kërkoni ta nxirni në antikitet dhe Kabashin epiqendrën e  botës.)  1890(por ndodhitë janë të vitit 1899, kreshma) Bajraku i Berishës; Berisha është e degjuar, pse është bajraku kryesor i malësive të Dukagjinit; njerëzit e këtij bajraku janë të përmendur për trimëri, besnikëri, mikëpritje dhe punë të tjera të mira. Kohë më parë jetonin në mirëqenje dhe kishte ndër to edhe familje të pasura; por sot janë gati të gjithë të rrënuar e të kredhur në varfëri, kjo për shkak të ndryshimeve të trishtueshme që kanë përfshirë kohëve të fundit të gjithë vendin.1Si rezultat i mos bindjës dhe luftës së bajrakut të Berishës kundër Sulltanit, ky i fundit ja mori (Apostozoi) atributët e bajrakut Brishës dhe ja dhuroi Kabashit. Kjo erdhi si rezultat i supërmacisë së pushtuesit osman që kishte mbi Berishë.17  Kabashi në vitin 1881nuk është paraqitur nga Gopçi si bajrak, por vetëm si një fshat i bajrakut të Halijas.Të paktën që nga viti 1889 (LE XV) bajraktari i Kabashit është Vocërr Dema. “M”1(Inderuar mesues Petrit Gjini, pushtuesi Otoman shpërblimet dhe dhuratat i ka dhënë sipas rëndësisë së shërbimit ndaj tij, duke kryer krime dhe masakra ndaj popullit.Prandaj i ka shperblyer duke ju dhënë, grada të ndryshme, sipërfaqe toke, etj. Por nuk i ka dhënë me hipotekë se nuk e kishte këtë të drejtë, por edhe pushtuesi ka përdorë ligjin 7501, ligjë të cilin për fat të keq e pëdorim dhe sot. Pra titullin bajraktar që ja ka dhurar duke ja marrë Berishës; Kabashit nuk ja ka dhënë të noterizuar me hipotekë shtetrore, po më ligjin 7501.)                                   

11. Por Z. Petrit duke qënë mësues deformon, tjetërson, gënjenë dhe me të dhënat gjeografike, që shkencërisht janë të pa ndryshueshme, por nga deliri i miopisë keqëdashase dhe spekullante ai merr përsipër të zhbëjë ato kur thotë se: ”Kabashi gjendët në jug të lumit Drin. Jo, mesues Petriti në jug të lumit Drin në rrjedhën e majtë të tij gjëndet Berisha, kurse Kabashi gjëndet në jug të Berishës.                                     

12.Carleton Coon S.C. shprehimisht thotë: “ Berisha është fisi i parë i njohur në Gegëni”19 Atëherë për mesues Petritin dhe mentorin e tij lind pyetja? Si ka mundësi që një familje e lypëse dhe ardhacake në mesjeten e vo, siç është Kabashi të jetë fis i parë në Pukë. Apo sipas llogjikës tuaj delirante i bie që Puka nuk është Gegëni, një rrenë ordinere.                                                                                                                         

13. Një e pa vërtetë e madhe është kur thuhet se Gazullët janë fis Kabashi. Vllazëria e Gazullorve  është nga më të vjetrit në Shqipërinë e veriut. Dokumentohen që në 1301 dhe për shekuj bëjnë emër të madh brenda dhe jashtë atdheut deri në Raguzë (Dubrovnik, Kroaci), Itali e Hungari. Gazulloret qenë përfaqësues dhe diplomat të Gjergj Kastriotit. Sipas  Nikollë Gazullit që në vitin 1301,  në  librin ”Reformationum të Raguzës” përmenden do Gazullorë me mbiemrin Gazulus (Gazulli), Gazula, Gazulo. Por të çuditë fakti se si ka mundësi që Gazulloret janë nga Kabashi i Pukës?!20  (I nderuar Z. Petrit Gjini, ju sëbashku me mentorin tuaj Z. Xhemal Meçi mos shkruani sipas dëshirës dhe me hamëndësime sepse jeni duke e vrarë  historinë e Dukagjinit të Vjetër-Puka sot më këto të pa vërteta. Duke llogaritur vitin 1301 kur del libri i parë “Reformationum  të Raguzës” dhe ardhjen e komunitetit të Kabashit në Dukagjinin e Vjetër mbas vitit 1550, na rezulton një përiudhë kohore mbi 250 vjet mbas Gazullorve. Atëherë ju lutem si ka mundësi që Gazulloret janë me origjinë nga Kabashi?!  Ja ç’farë thotë At Valentini: “ Ka të ardhur gjithë ashtu nga zonat e tjera, si Gazulli (Gazuj) të Kashnjetit, që janë fisit Thaç, e që gjenden në Gojanin e Sipërm, në Gomsiqe dhe që formojnë gati tërësisht fshatin e Domgjonit.21 Në fjalorin toponomastik të bije në sy se fisi ardhacak i u lutka të zotit të vendit  me u a lëshue ndonjë grimë tokë sa me jetue. Përsëri të bije në sy se lagjet Buhoti, Blinishti, Bicajt, Micojt etj. që nuk janë të fisit Kabash.22  Këtu shtrohet pyetja si ka mundësi, që Gazullët të jenë kabashas, dhe ta quajnë vetën ardhacak në tokat e Dukagjinit Vjetër-Puka sot?!   Çudirat më te pabesueshme nuk kanë të ndalur në historinë e përçudnuar nga Z. Xhemal Meçi, ku në emer të At Gjon Karmës shkruan se:” Me ardhjen e një të huaji, “Lekë Koloja”, që ngulka në Kabash dhe më trimri e luftë e çitka Lekë Dukagjinin prej “sarajeve” të veta në Blinisht (fushë Blinisht). (At Gjon Karma,Ndër Malet Tona, ribotim, Shkodër 2002, fq. 13,14.) 23   Në të vërtetë nuk ekziston e shkruar në referencën e dhënë më lart.  Por kemi dhe një të vërtetë tjetër se kjo familje ardhacakësh fillimisht nuk kanë zënë vend në Kabash por sipas At Gjon Karmës në fillim zunë vend në fshatin Bicaj, por fakti se Lekë Koloja ka ardhë 150 vjet pas vdekjës së Lekë Dukagjinit, ka mundësi ti ketë pushtuar varrin. Duke folur për Dioqezën e Sapës Simon Suma shkruan:” Me 30 nentor 1659, arrita në token e Blinishtit (Blinishti i Pukës) Në këtë tokë ndodhej Pallati i mrekullueshëm i Lëkë Dukadjinit, në dukje shumë i famshëm i këtyre vendeve. Ky pallat është i rrethuar plotësisht nga uji, me një urë shumë të lartë, sot plotësisht e shkatërruar. Ka një fushë për rreth dy milje, plotë me pemë, një vend shumë i frytshëm dhe pjellor, sot i zotëruar nga barbarët.” 24   Pra pushtuesi osman nuk ka pritë sa të vijë Lekë Koloja si lypës ta pushtojë pallatin e Lekë Dukagjinit por e ka pushtuar dhe shkatrruar vetë. Deformimet dhe shpikjet në histori janë shkatërruese për vetë historinë por në veçanti  për lexuesin. Z. Xhemal Meçi shkruan se sot mund të kërkojmë që te legjtimohet prejadhja e Zotnive të Iballës si edhe të Pukës prej familjës princrore të Dukagjinëve. Disa rrjeshta më poshtë thotë se kujtesa e mbledhur në Iballe e Pukë e të Kryeziut janë prej Kabashit të Pukës. 25   Pra kur duam të mburremi dhe të tregojmë forcën, Agët e emruar nga pushtuesi dhe në sherbim të tij ata janë nga Kabashi. Kur duam ti japim legjitimitet vetës ata janë nga familja princrore e Dukagjinëve.            

Epidemia e rrenave më Kabash nuk e lartëson atë, përkundrazi e dekompozon në mbarë komponentet e tij.Populli thotë:”Rrena i ka këmbet e shkurtra”.  E vërteta ju bënë të lirë dhe me dinjitet, ju ndryshon përceptimin e historisë së rremë dhe të shpikur të Kabashit të Pukës, e ngritur prej jush në institucion. E vërteta në histori është si oksigjeni për gjallesat.I nderuar mësues Petriti, ju jeni mësimdhënës dhe ju uroj për misionin që keni për edukimin e brezave  pasardhës. Por, si do t’ju dukej këtyre femijëve kur të lexojnë të pa vërtetat, shtrembërimet, deformimet dhe mohimet e të vërtetave historike. Po si do t’ju dukej prindërve të këtyre femijëve, sepse ata i lexojnë që tani dhe aq më keq se ndonjë nga këta prind mund të jenë i njohuri juaj. Më këtë mënyrë veprimi, jeni duke nxjerrë sytë më gishtat tuaj që nga momenti, kur fshehim, mohojmë, tjetërsojmë të vërtetat historike të origjinës së populli tonë, por dhe të sakrificave për të ruajtur identitetin. Si ka mundësi që  vetëm genjeshtrat i keni përgaditur përfekt?  Kur njeriu me qellim manipulimi, humbë  kujtesën, për origjinën, për të vërtetat historike ai ka humbur gjithëçka, pra detyrimisht ka humbur edhe vetëveten. Të bësh shpikje të historisë do të thotë të shpallish kapelën më të mençme se trurin, se rrinë mbi të. Nuk të mjafton diploma e një Instituti apo Universiteti të jesh intelektual. Veprime të tilla, të mohimit të historisë se vërtetë, tregon mjerim shpitror dhe fukarallëk intelektual, fyerje për shoqërinë dhe zhbërje të historisë kombtare.  Vetëm gënjeshtrat i keni përgaditur perfekt, që do të thotë “ Vetëm rrënat keni të vërteta”. Populli ka thënë:  “ Mos ec më mendjet e të tjerve dhe këmbët tua.”

    Referencat.

  1. Fjalori i Gjuhës se Sotme Shqipe. (Akademia e Shkencave e R.P.S. të Shqipërisë), Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, 1980, fq. 39.
  2. Po aty fq. 2024.
  3. Prof. Mehmet Vokshi, “Fisi Vokshi”, Shtypshkronja “Kristo P. Luarasi”, Tiranë, 1931, fq. 14-18.
  4. Prof. Dr. Shevqet Canhasi, “Flakadani i Lirisë”, (Bajram Daklani 1873-03 shkurt 1923, Botim i Revistës “Drita” Treleburg Suedi, 2017, fq. 37.
  5. Fjalori Serbo-Kroatisht-Shqip, “Rilindja” Redaksia e botimeve Prishtinë, 1968, fq. 527.
  6. Xhemal Meçi, “Puka që në Lashtësi-2”Shtypshkronja “Geer, Tiranë 2008, fq. 118.
  7. Kahreman Ulqini, “Struktura e Shqipërisë Tradicionale Shqiptare”, Shtypshkronja “Idromeno”, Shkodër 2003, fq. 98.
  8. At Gjon Karma, “Nder Malet Tona”(Kerkime të At Gjon Karmës S. J. nder Malet tona). Riprodhim i përpiket i origjinalit, Shtypur në Shtypshkronja “Shkodër”,2002,fq. 13, 14.
  9. Prof. Mehmet Vokshi, “ Fisi Voksh” Tiranë,1931, fq. 10, 11.
  10. Mr. Sc. Avdyl Hoxhaj- Rexhep Maksutaj, “12 Fiset Shqiptare  sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, Prishtinë 2019, fq. 131-137.
  11. Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Vol. parë A-K, Prishtinë 2018, fq.450.
  12. Dr. Adnan Morina, “ Podrimja” Studim Socio Gjeografik, Shtepia Botuese “Rilindja”, Prishtinë 1985, fq. 171, 172.
  13. Robert Elsie, “Fiset Shqiptare, Historia, Shoqëria dhe Kultura”, Shtepia Botuese “Artini” Prishtinë 2017, fq.269-270.
  14. Franc Nopça, “Fiset e Malësisë së Shqipërisë Veriore dhe drejta zakonore e tyre”. (Qëndra Studimore Albanalogjike,  Instituti i Historisë.) Përkethyer nga Dr. Jur. Mihallaq  Zallari, Shtepia Botuese “ENEAS” Tiranë 2013, fq. 226.
  15. Edith Durham, “Për fiset, ligjet e zakonet e ballkanasve”,Përkthej Ferit Hafizi, Shtepia botuese “ANGELA-L MG” Tiranë 2019, fq. 36.
  16. At. Domeniko Passi, S.J.”Letra Zyrtare të PROV. së VEN. të F.K; Seria e III, Shtojca II fq.96.
  17. Franc Nopça,”Fiset e Malësisë së Shqiperisë veriore dhe drejta zakonore e tyre” Shtepia Botuese ,”ENEAS”, Tiranë 2013, FQ. 222.
  18. At. GIUSSEPE Valentini, “E drejta e komunitetëve në traditën juridike shqiptare”, Përktheu Dritan Thomollari, Shtepia Botuese “Plejad” Tiranë 2007, fq.314.
  19. Carleton Coon, “The Moun tains of Giants” Cambridge, Massachusettes,U.S. Amerikes, 1950, fq.50. 
  20. Xhemal Meçi, “Kabashi që në Lashtësi-2” Shtypshkronja “Geer”, Tiranë 2008, fq.65-72.
  21. At. Giussepe Valentini, “E drejta e Komunitetëve në Traditën Juridike Shqiptare”, Shtypshkronja “Plejad”, Tiranë 2007, fq.365.
  22. Fjalori Toponomastik, (Emra Vendesh) “Hylli i Dritës”, Prill-Maj- 1943, Nr. 4-5, fq. 170.
  23. Xhemal Meçi, “Kabashi që në Lashtësi-2”, Shtypshkronja “Geer” Tiranë 2008, fq.440.
  24. Nusha Zhupa, “Nga Zadrima për Dioqezën e Sapës” (300 vjet materjale arkivore të         P. Fides), Shtypshkronja “Lena”, Prishtinë 2025, fq. 52.
  25. Xhemal Meçi, “Kabashi që në Lashtësi-2” Shtypshkronja“Geer”Tiranë 2008, fq.142,143.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?