Kamerat e fshehta zbulojnë mrekullinë në Malin e Tomorit (FOTO LAJM)

E ka bekuar Zoti këtë vend me bukuri natyrore e me gjallesa të shumëllojshme, por janë njerëzit ata që po e shkatërrojnë duke prerë pyjet me shumicë e duke ngritur grataçelat, me dëshirën e madhe për t’u europianizuar.

Nga kontrolli i bërë në tre kamerat-kurth të vendosura në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit janë regjistruar filmimet e kafshëve mjaft interesante.

Ndoshta nuk e dinit, por në këtë park ka kafshë të rralla si ariu i murrmë e macja e egër. Nuk të ndodh t’i shkosh çdo ditë, ama është fat që në habitatin tonë rriten të tilla gjallesa e duhet të bëjmë të pamundurën që t’i mbrojmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga kontrolli i 3 kamerave kurth në Parkun Kombëtar Mali i Tomorit, rezultojnë kafshë të rralla si ariu i murrmë 2 copë, mace e egër. Gjithashtu ka prezencë të madhe të kafshëve si dhelpra, baldosa, lepur i egër, iriqi etj. Monitorimi vazhdon!”, – bën me dije Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. /JOQ/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?