Kandidati i BD në Kavajë largohet nga gara: Më falsifikuan firmën. S’ka zgjedhje pa opozitën

Kandidati i partisë Bindja Demokratike është tërhequr nga gara për bashkinë e Kavajës. Bëhet fjalë për Bledar Sinella, i cili ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u çregjistruar nga gara me pretendimin se ai nuk ka firmosur në dokumentet e regjistrimit.

Ai thekson mes tjerash në kërkesën drejtuar KQZ-së se zgjedhjet pa opozitën ka pasoja të rënda për Shqipërinë dhe për Kavajën.

Kandidati i BD-së, tashmë i larguar, ka pohuar se zgjedhjet pa pjesën tjetër të garuesve tregon qartë se këtu ka një tentativë moniste, që nuk i shërben rendit dhe demokracisë në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?