Tensione dhe revoltë nga studentët tek Ministria e Arsimit/ Shkulen gardhet, thyhen xhamat. Policia ndërhyn me forcë

Studentët ndryshe nga herët e tjera, protestën përballë Ministrisë së Arsimit në rrugën e Durrësit, këtë të martë po e mbajnë me akte dhune. Ata shkulën gardhin metalik rrethues të godinës, gjuajtën me pllaka guri që i shkulnin nga trotuari, dhe kanë thyer xhamat e Ministrisë. Më herët gjatë protestës, studentët hodhën ujë me ngjyrë, vezë dhe shkruan fjalë në muret e Ministrisë së Arsimit. “Ju erdhi fundi”, “Dorëheqje”, kanë qenë disa nga mbishkrimet.

Disa prej tyre, me maska në fytyrë, tentuan edhe të futeshin brenda Ministrisë. Policia e Shtetit është përgjigjur dhe për të shpërndarë protestën u hodh gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të studentëve, si edhe kanë shoqëruar me dhunë disa prej tyre. Protesta është shoqëruar me tensione dhe thirrje të fuqishme nga studentët dhe protestuesit pjesëmarrës.

Njëri prej studentëve theksoi se nuk ia kanë besën më as kryeministrit, pasi kjo gjë është dëshmuar më 2018. Ai tha se studentët janë në protestë, për t’i thënë kryeministrit Rama që të largohet nga pushteti. ”Kemi ardhur që t’u japim fund sistemit komunist. Nuk ia kemi besën fare Ramës për negociata. Jemi këtu për t’ju thënë kryeministrit Rama largohu, se ne nuk të besojmë më. Ne do vazhdojmë me këto protesta. Një pjesë e mirë e pedagogëve na kanë mbështetur”,-u shpreh studenti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përpjekja e forcave të policisë për të shpërndarë turmën me autobotë uji nuk ka arritur të ndalë revoltën e të rinjve. Pas ndërhyrjes dhe përplasjeve të dhunshme, studentët janë rigrupuar sërish me shpejtësi përgjatë Rrugës së Durrësit. Një grup i ri masiv qytetarësh dhe studentësh i është bashkuar tubimit, duke i dhënë një hov të ri protestës. Situata mbetet mjaft e tensionuar, ndërsa vargu i protestuesit po shtohet nga momenti në moment, duke sfiduar kordonin dhe praninë e shumtë të forcave të rendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mesa duket në lojë, pas protestës në Bulevard, po thirren edhe studentët. Krahas kërkesave për përmirësimin e infrastrukturës dhe të kushteve të jetesës, protestuesit kanë kërkuar edhe dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe të kryeministrit Edi Rama. Gjatë protestës janë dëgjuar thirrje kundër Ministrisë së Arsimit, të cilën protestuesit e kanë cilësuar si “ministria e turpit”.

Sipas organizatorëve, tubimi synon të shprehë pakënaqësinë për çështjet që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura dhe për mungesën e reagimit nga institucionet. Përmes thirrjeve në rrjetet sociale, ata u kanë bërë apel studentëve nga qytete të ndryshme të vendit, si dhe qytetarëve, që t’i bashkohen protestës.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas episodeve të dhunës të shënuara gjatë protestës të studentëve dhe sulmit ndaj godinës së Ministrisë së Arsimit. Përmes një reagimi publik, Balla ka dënuar aktet e dhunës, duke theksuar se studentët nuk duhen identifikuar me personat që mbajnë maska dhe kryejnë akte të tilla. “Studentët nuk janë terroristë me maska! Nuk ka nxënës që thyejnë dritaret e shkollës”, shkruan Balla në reagimin e tij. Në një tjetër reagim, Balla ka ngritur pikëpyetje mbi identitetin e personave të përfshirë në sulme, duke drejtuar akuzat ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Nga opozita, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër kundër dhunës ndaj studentëve që po protestojnë tek Ministria e Arsimit, duke kërkuar respektimin e të drejtës së tyre për të shprehur lirshëm qëndrimet dhe kërkesat për një Shqipëri më të mirë. Përmes një mesazhi publik, Bardhi thekson se të rinjtë dhe të rejat që protestojnë meritojnë respekt dhe përgjigje ndaj kërkesave të tyre, dhe jo represion, dhunë apo frikësim. “Kush ngre dorë mbi rininë, dëshmon frikën nga zëri i saj dhe nga ndryshimi që ajo kërkon”, shprehet Bardhi, duke nënvizuar se asnjë pushtet nuk mund ta shuajë me dhunë zërin e një brezi që kërkon dinjitet, drejtësi dhe të ardhme në vendin e vet.

Lexoni edhe:

Protesta tek Ministria e Arsimit, Balla poston foton: Studentët jo terr*ristë me maska, pas dh*nës qëndron Berisha

Bardhi poston pamjet e dh*nës nga protesta dhe apelon Policinë: Ndalni terrorin ndaj rinisë

Vijojnë tensionet, përplasje e dhunshme mes policisë dhe protestuesve te Ministria e Arsimit

Studentët nuk ndalen, shkulin kangjellat e pllakat dhe thyejnë xhamat e Ministrisë së Arsimit

Studentët hyjnë brenda perimetrit të Ministrisë së Arsimit, policia hedh gaz lotsjellës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?