Kapet me kokainë e hashash korrieri shqiptar (Emri)

Autoritetet italiane kanë arrestuar një transportues droge shqiptar në Katania. Ai ra në prangat e karabinierëve sapo mbërriti në vendin e caktuar për dorëzimin e një sasie prej 31 kilogramëve marijuanë dhe 850 gramë kokainë.

Pas sinjalizimeve të marra gjatë hetimit, policia italiane priste mbërritjen e korrierit shqiptar, Vladimir Kapaj, 41 vjeç. Në pranga ra edhe personi të cili do i dorëzohej droga, italianit 39-vjeçar, Agatino Piano.

Mediat vendase raportojnë se sapo shqiptari me një makinë Opel mbërriti në vendin e dorëzimit, policët ndërhynë menjëherë dhe bllokuan Kapajn, i cili banon në një fshtat të provincës së Catanias, në bregdetin e Jonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinë Kapajt iu sekuestruan tre thasë me 31 kile marijuanë, si dhe dy pako me kokainë, 850 gramë gjithsej, e 25 gramë hashash. Vlera e drogës ishte rreth 75 mijë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

/BalkanWeb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?