Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 11:35 U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Kevin Margjonin. Dyshohet se financoi trafikimin e 485 kg kokainë Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Kevin Margjonit, i ekstraduar pak ditë më parë nga Spanja. Margjoni akuzohet nga…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Zgjedhjet lokale
  • Sazan
  • Nvidia
  • Futbolli
  • Ukraina
  • Sulme kibernetike
  • Provimet
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“K’cimi i Tropojës”, dymbëdhjetë vite rrugë nga Bajram Curri në UNESCO

Aktualitet E diel, 8 Dhjetor 2024 08:55
“K’cimi i Tropojës”, dymbëdhjetë vite rrugë nga Bajram Curri në UNESCO
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“K’cimi i Tropojës” është një interpretim gjatë të cilit flet krejt trupi dhe nuk i ngjan asnjë valleje tjetër.

Tashmë nën mbrojtjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, kjo vlerë e trashëgimisë kulturore në Shqipëri pritet të marrë më shumë vëmendje për t’u ruajtur e trashëguar ndër breza, me të gjitha elementet që e bëjnë origjinale dhe të veçantë.
K’cimi më i lashtë sa vallja
Skënder Haklaj, etnokoreograf, i cili mban edhe titullin “Mjeshtër i madh”, ishte nismëtari i përgatitjes së dosjes për ta paraqitur në UNESCO.

Ai tregon për Radion Evropa e Lirë se çfarë simbolike ka ky kërcim:

“Ka motive të shqiponjës, sokolit e bareshës. Ka esencën e jetës blegtorale, por edhe qëndresën, dyluftimin, luftën. K’cimi flet… ka dashurinë dhe martesën, ka rite dhe rituale. Është një histori e tërë e popullit të Tropojës e shprehur në këtë k’cim”.
Haklaj këmbëngul që ai të mos quhet valle, sepse, siç thotë, është shumë më i lashtë se vallja.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për më tepër, tregon ai, interpretuesit nuk kapen as për dore, as për gishti, as për krahu – “secili interpretues është drejtues”.

Haklaj thotë se e interpreton këtë kërcim që në moshën 5-vjeçare.

Kujton fëmijërinë e tij dhe thotë se në atë kohë nuk kishte asnjë shtëpi në Tropojë që nuk kishte çifteli, fyell dhe lahutë dhe familjarët të mos dinin ta interpretonin “K’cimin e Tropojës”.

Dymbëdhjetë vjet punë
Pasioni që në fëmijëri për ta ruajtur këtë trashëgimi, ishte iniciativë personale e Haklajt.

Fillimisht, gjeti mbështetjen e institucioneve për ta futur në listën e kryeveprave të trashëgimisë kombëtare, e më pas për të vijuar rrugën drejt UNESCO-s.

“Edhe k’cimi e ka në thelbin e tij qëndresën, ndaj dhe unë kam qëndruar gjatë në rrugën për ta bërë të njohur ndërkombëtarisht”, thotë Haklaj.
Sipas tij, ky është i vetmi kërcim që mund të kërcehet “edhe me gurë e rrasa dhe pa vegla muzikore”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Është k’cim që të përfshin gjithë trupin dhe është unik”, thotë Haklaj.

Ai tregon se edhe vendet fqinje i kanë dhënë vlerësimet e tyre, sepse është dashur të pyeten nëse kanë pretendime se është kërcim i tyre.

“Por, nuk ka pasur pretendime as nga Kosova, as nga Serbia, as nga Greqia… Është unik sepse nuk ngjan as me vallet e Pukës, Kukësit, Rugovës, edhe pse i kemi afër”, thotë Haklaj, duke u shprehur shumë krenar që “K’cimi i Tropojës” njihet tashmë edhe ndërkombëtarisht.
Për ta përgatitur dosjen thotë se i janë dashur 12 vjet punë, për të mbledhur në terren të dhëna, rrëfime mbi rëndësinë e këtij kërcimi, domethënien e tij dhe simbolikën.

Mund t'ju interesojë

U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Kevin Margjonin. Dyshohet se financoi trafikimin e 485 kg kokainë

U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Kevin Margjonin. Dyshohet se financoi trafikim...

Para 7 minutash
Batuta e Ramës: Sali, lidh brekët dhe ik tani!

Batuta e Ramës: Sali, lidh brekët dhe ik tani!

Para 37 minutash
Turqia zyrtarizon pesë marrëveshje ndërkombëtare: Nga tregtia e lirë me Ukrainën te pritja e avionëve të Katarit

Turqia zyrtarizon pesë marrëveshje ndërkombëtare: Nga tregtia e lirë me Ukrainën te pri...

Para 42 minutash

Xhevit Hysenaj, nënkryetar i Shoqatës “K’cimi i Tropojës” tregon për Radion Evropa e Lirë se si u kompletua dosja:

“Pasi u diskutua nisma për ta futur fillimisht në listën e kryeveprave të trashëgimisë kombëtare, e më pas për të vijuar rrugën drejt UNESCO-s, tre vjet më pas e ngritëm shoqatën dhe u deshën edhe nëntë vjet të tjerë – bashkë me Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës dhe Akademinë e Shkencave – ta plotësojmë dosjen dhe ta dorëzojmë”.

“Ka pasur mosbesues, por ne arritëm të tregonim se k’cimi është krejt i veçantë dhe nuk gjen tjetër që i ngjan”, thotë Hysenaj.

Haklaj shton se pas vendimit të UNESCO-s, pritet të hartohet edhe një rregullore që ky kërcim të futet edhe si lëndë mësimi në shkolla.

Brezi i ri mes traditës dhe modernes
Prej vitesh, Haklaj jep kontributin e tij që kjo trashëgimi kulturore të përcillet ndër breza.

Ai drejton dy qendra artistike në Tropojë dhe në Tiranë.
Bashkëpunëtorja e tij, Rolinda Rrushi, tregon se interesimi i fëmijëve për ta mësuar kërcimin është i madh në Tropojë – qytet në verilindje të Shqipërisë – por jo edhe në kryeqytet.

“Në Tropojë ka mbi 120 fëmijë dhe mosha të reja që janë pjesë e kurseve tona për ta mësuar k’cimin, ndërsa në Tiranë janë më pak. Personalisht, ndjej keqardhje që fëmijët janë më shumë të prirë të rrinë me telefona, apo edhe kur zgjedhin kërcimin, orientohen më shumë nga kërcimi modern e më pak tek ai tradicional. Nëse tani e njeh edhe bota, ne do të duhet ta duam edhe më shumë”, thotë Rrushi.

Ajo bashkëpunon prej nëntë vjetësh me Haklajn.

Fillimisht e mësoi vetë “K’cimin e Tropojës” e tani ua përcjell brezave të rinj, bashkë me valle të tjera tradicionale shqiptare.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, tregon se vajzat janë më të interesuara se djemtë.

“Shpresoj që me hyrjen në UNESCO të ketë një shtim të interesit të fëmijëve dhe të rinjve për ta mësuar këtë k’cim. Është shumë e rëndësishme që të ruhet ndër breza ashtu siç është, me të gjitha elementet që e bëjnë të veçantë, dhe të mos ngatërrohet as me ‘Vallen e Rugovës’, as me ‘Vallen e Shotës’ etj.”, thotë Rrushi.
Amela Mrishaj është një vajzë 12-vjeçare që jeton në Tiranë. Ajo vjen nga zona e Nikaj Mërturit në Tropojë dhe prej pesë vjetësh është në kurs, ku mësoi “K’cimin e Tropojës” dhe po mëson edhe valle të tjera tradicionale.

“Më pëlqen ky kërcim dhe dua që gjithë kohën e lirë ta kaloj duke interpretuar. Edhe disa shoqe të mia mësojnë bashkë me mua. ‘K’cimi i Tropojës’ është i veçantë. Kur e kërcej, më duket sikur po prek majat e bjeshkëve, ku shkoj gjatë pushimeve verore”, thotë Amela.
Vendimi i UNESCO-s në fillim të kësaj jave u përshëndet nga Qeveria shqiptare.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, e vlerësoi vendimin si hap të radhës drejt “lartësimit të vlerave kombëtare, duke na bërë edhe më krenarë për vendin tonë”.

Kryeministri Edi Rama tha se me këtë vendim “rilindi një trashëgimi që po braktisej dhe harrohej”.

Dosja për “K’cimin e Tropojës” u dorëzua në UNESCO tre vjet më parë bashkë me “Transhumancën” dhe “Xhubletën”, të cilat gjithashtu u morën nën mbrojtje të kësaj organizate.

REL / Jetmira Delia-Kaci

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Kevin Margjonin. Dyshohet se financoi trafikimin e 485 kg kokainë
Para 7 minutash

U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Kevin Margjonin. Dyshohet se financoi trafikimin e 485 kg kok...

Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak
Para 9 minutash

Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak

Rama flet në Kuvend: Buxhet historik, ulet kostoja e jetesës
Para 24 minutash

Rama flet në Kuvend: Buxhet historik, ulet kostoja e jetesës

Brajan Gruda “çmend” Gjermaninë, “Bild” e krahason me Wirtz
Para 28 minutash

Brajan Gruda “çmend” Gjermaninë, “Bild” e krahason me Wirtz

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 13 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 13 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 16 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

4 Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan
Para 14 orësh

Rama për ”The Independent” zbulon prapaskenat e projektit në Sazan

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.