Këmbimi valutor/ Forcohet Dollari – Euro dhe Paundi pësojnë rënie

Fundi i javës ka pasur paqëndrueshmëri të lehta për monedhat e huaja.

Sipas të dhënave nga CREDINS Bank, monedha e eurozonës ka pësuar një rënie me 0.4 pikë krahasuar me ditën e mërkurë duke arritur kështu kuotën e 123.6 lekëve në blerje dhe 124.4 lekëve në shitje.

Dollari nga ana tjetër është rritur lehtë me 0.2 pikë duke kapur kuotën e 109.7 lekëve. Paundi britanik vazhdon të qëndrojë i luhatshëm ndikuar nga tensionet mbi marrëveshjen Brexit. Sterlina ka rënë lehtë me 0.2 pikë dukë u këmbyer gjatë ditës së sotme me 142.6 lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket monedhave të tjera ndërkombëtare, Dollari Australian ka pësuar rënie me 0.1 pikë duke arritur në kuotën e 78.4 lekëve. Dollari kanadez nga ana tjetër ka vijuar të qëndrojë në të njëjtat vlera duke mos e ndryshuar kursin e 82 lekëve. Franga zvicerane ka rënë me 0.3 lekë duke u këmbyer kështu gjatë kësaj të premteje në pikat e këmbimit valutor më 108.2 lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?