Kepi zbulon: Veprimi i Moisi Habilajt sapo mbërrinte në Raguza me Audin A5
Gazetarja e Ora News në Romë, Alba Kepi ka zbuluar një tjetër detaj nga dosje voluminoze e Prokurorisë së Katanias në lidhje me grupin e trafikut të drogës së Habilajve.
Kepi: Unë kam në dorë vetëm dosjen e parë, ku janë përfshirë shumë persona të tjerë por jo zyrtar të lartë. Pse zt.Tahiri në këtë dosje është përfshirë me makinën Audi. Në një episod të veçantë në dosje thuhet se Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çela. Thuhet që Moisi Habilaj sapo mbërrinte në Raguza me makinën Audi A5, e parkonte në parkingun e Anxhelo Buzaka një tjetër trafikant i arrestuar. Linte makinën në garazh dhe lëvizte në Raguza me një makinë të dorës së dytë.
Zheji: Makina Audi e zt.Tahiraj shërbente për transportuar Habilajt në Itali dhe shërbente si imunitet.
Kepi: Kjo është! E saktë!

