Klodian Allajbeu: Pretendimet janë shpifje të sajuara, do të ndjek rrugët ligjore

Klodian Allajbeu ka reaguar pas disa publikimeve të fundit në media, duke i cilësuar pretendimet e ngritura ndaj tij si të pavërteta dhe shpifje të sajuara. Allajbeu thekson se ka detyrimin moral dhe ligjor për të mbrojtur emrin e tij, familjen, si dhe reputacionin e mijëra punonjësve që sipas tij, shërbejnë me përkushtim dhe profesionalizëm në institucionet ku operojnë.

Reagimi i plotë

Asnjë nga pretendimet e publikuara së fundmi në disa portale nuk korrespondon me të vërtetën. Ato janë tërësisht shpifje të sajuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kam detyrimin moral dhe ligjor të mbroj emrin tim, të familjes sime, por edhe reputacionin e mijëra punonjësve të ndershëm dhe profesionistë që shërbejnë çdo ditë me përkushtim në institucionet tona, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Kontributi i tyre ndaj pacientëve dhe shoqërisë meriton respekt dhe nuk duhet të njolloset nga publikime të pavërteta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë arsye, do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të kërkuar përgjegjësi ndaj autorëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Besoj se liria e medias është një vlerë themelore e një shoqërie demokratike, por ajo duhet të ushtrohet me përgjegjësi, duke respektuar të vërtetën, etikën profesionale dhe ligjin. Pres që institucionet përgjegjëse të trajtojnë me seriozitet çdo rast të publikimeve të tilla që dëmtojnë individët, bizneset dhe interesin publik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?