KLSH i “tërheq veshin” Qeverisë: Borxhi Publik larg parametrave të synuar

“Buxheti i shtetit ka mbajtur një prej rreth 1 miliardë lekë nga përdorimi joefektiv i instrumentave për konvertimin e flukseve të borxhit të jashtëm”

Gjatë vitit 2017, Kontrolli i Lartë i shtetit ka audituar 266 institucione shtetërore, dhe rezultatet e këtij auditimi janë  publikuar në raportin vjetor të këtij institucioni, i cili është depozituar në Kuvend, ku trajtohen të gjitha parregullsitë dhe shkeljet financiare në të ardhura dhe shpenzime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nisur nga rëndësia ekonomike dhe impakti social, KLSH në zbatim të politikave të saj, e ka parë si të rëndësishëm trajtimin e huamarrjes, si një nga mënyrat për të plotësuar nevojat e qeverisë në realizimin e programeve ekonomike, shërbimin e borxhit si një instrument për të menaxhuar koston që shoqëron huamarrjen dhe eficiencën e përdorimit të borxhit publik në qellim të rritjes së performancës ekonomike. Gjithashtu, vlerësohet se mirëmenaxhimi i borxhit publik dhe risqeve që vinë si rezultat i tij janë të një rëndësie strategjike për stabilitetin financiar të vendit. Edhe këtë vit kemi konstatuar se niveli i borxhit publik (si % kundrejt PBB) nuk po shkon drejt parametrave të synuar, pasi për vitin 2015 niveli i borxhit publik është rritur në nivelin 73.06%, kurse për vitin 2016 niveli i borxhit publik ka arritur në 72.4% dhe është larg trendit që të çon në përmbushjen e objektivave strategjik të vendosur. Rritja e portofolit të huasë së jashtme mban ekspozimin e lartë të monedhës ndaj kurseve të këmbimit, ku pagesat e shërbimit të borxhit, efekti nga kurset e këmbimit dhe rivlerësimet e stokut fund të vitit sjellin diferenca të mëdha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm nga përdorimi joefektiv i instrumentave financiare për konvertimin e flukseve të borxhit të jashtëm, buxheti i shtetit ka mbajtur një kosto të konsiderueshme prej rreth 1 miliardë lekë në vitin 2016. Kemi arritur në konkluzion se treguesit e përdorur për menaxhimin e borxhit publik, nuk përmbushin kërkesat e standardeve të pranuara në lidhje me vlerësimin e qëndrueshmërisë, kostos së borxhit dhe menaxhimin e tij me ekonomicitet dhe eficiencë. Rezultatet e treguesve përgjegjës për vlerësimin e qëndrueshmërisë dhe kostos së borxhit publik si: Borxh i Jashtëm/ Eksporte, Borxh i Jashtëm/ Rezervave Valutore dhe Indikatori i Hendekut Primar Afatshkurtër, tregojnë se aftësia ripaguese e ekonomisë sonë kundrejt borxhit publik është në rënie. Këto rezultate lidhen drejtpërdrejtë me koston që përballon shteti për shlyerjen e interesave dhe principalit. Mos zbërthimi i strategjive afatmesme të menaxhimit të borxhit publik në plane konkrete veprimi dhe strategji alternative, nuk i mundësojnë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë diversifikimin e risqeve për të arritur në një menaxhim eficient të borxhit publik, kështu që kemi kërkuar vëmendje të shtuar të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë lidhur me menaxhimin e borxhit publik dhe angazhim maksimal që të përmbushen objektivat e vendosur për ta ulur borxhin publik nën 60% të PBB-së brenda një periudhe afatmesme.

Nga auditimet e realizuara në njësitë e vetëqeverisjes vendore, kemi konstatuar se megjithëse reforma territoriale ka qenë e domosdoshme (për të cilën KLSH ka rekomanduar kryerjen dhe përshpejtimin e saj që në vitin 2013), përveç impakteve pozitive teorike në opinionin tonë të pavarur kjo reformë edhe në vitin e dytë të zbatimit të saj, nuk ka arritur pritshmëritë e duhura në lidhje me konsolidimin fiskal, rritjen e të ardhurave dhe eficiencë të shpenzimeve. Sensitiv është borxhi i konsiderueshëm i krijuar ndaj subjekteve private, nëpërmjet krijimit të detyrimeve për fatura të palikujduara ndër vite, për arsye të kryerjes së punimeve apo shërbimeve pa u siguruar më parë fondet e nevojshme për kryerjen e tyre. Në bilancet e Bashkive rezultojnë mjaft detyrime të krijuara nga viti 2012 e përpara, por prej tyre, nuk ka një analizë të borxhit të krijuar në çdo vit nga pamjaftueshmëria e aftësisë paguese apo faktorët që kanë ndikuar në krijimin e kësaj vështirësie financiare. KLSH vlerëson rëndësinë e monitorimit të vijueshëm të krijimit të detyrimeve të prapambetura si dhe hartimit të një strategjie të qartë të trajtimit të borxhit në njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Shkeljet

Gjatë vitit 2017, Kontrolli i Lartë i shtetit ka audituar 266 institucione shtetërore, të cilët i kanë shkaktuar arkës së shtetit një dëm prej 110 miliardë lekësh. Nga raporti vjetor i këtij institucioni, i cili është depozituar në Kuvend, parregullsitë dhe shkeljet financiare në të ardhura dhe shpenzime, i kanë shkaktuar arkës së shtetit një dëm prej 85.8 milionë eurosh. KLSH ka konstatuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 99.05 miliard lekë, afërsisht 739.7 milionë euro. 92.7 miliard lekë prej këtij dëmi është shkaktuar në fushën e të ardhurave, afërsisht 692.1 milionë euro dhe 6.3 miliard lekë afërsisht 47.8 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve. Për të gjitha këto dëme dhe mungese të vlerës së shtuar në përdorimin e fondeve publike KLSH ka kallëzuar penalisht në organet e prokurorisë personat përgjegjës. Sipas raportit, në total janë kryer 47 kallëzime penale për vitin 2017, në të cilat janë përfshirë 129 persona.

/H.Mesi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?